Rajoni

Presidenti Thaçi kërkon një qeveri të re për Kosovën, kundërpërgjigjet LVV: Po grabitet pushteti, nuk kalon!

Thaçi i ka dërguar një letër kreut të LVV-së, në këtë rast Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit të radhës duke e njoftuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Featured image of article: Presidenti Thaçi kërkon një qeveri të re për Kosovën, kundërpërgjigjet LVV: Po grabitet pushteti, nuk kalon! Hashim Thaçi, President i Kosovës dhe LVV

KOSOVË– Pas konsultimeve me partitë politike, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është përcaktuar për formimin e një qeverie të re.

Thaçi i ka dërguar një letër kreut të LVV-së, në këtë rast Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit të radhës duke e njoftuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Letra

Përgjigjia ka qënë e menjëherëshme edhe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur Kurtit duke u shprehur se po bëhet një grabitje pushteti.

“Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. Nuk kalon!,”-shkruan ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment