Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI– Greqia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve është rritur ditët e fundit.
Ditën e sotme kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij se duhet të vijojnë ende me zbatimin e masave të marra, sepse sipas tij prilli do të jetë muaji më kritik në luftën kundër COVID-19.
“Ne nuk jemi në fillim të fundit, por në fund të fillimit.”- ka deklaruar Mitsotakis në parlament.
Duke ju kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, ai ka thënë se mos zbatimi i masave çon në pasoja që do paguhen nga vet njerëzit.
Qeveria greke ka mbyllur restorantet, baret, dyqanet, parqet e lojrave, shkollat, qendra tregtare, universitetet dhe qendrat sportive në pengimin e përhapjes së koronavirusit.
“Prilli do të jetë muaji më kritik, e nëse ne zbusim masat, do të na duhet të paguajmë për këtë ndaj nuk duhet ta lejojmë të ndodhë.”- u shpreh Mitsotakis.
Ndër të tjera ai tha se Greqia i ka shmangur ngjarjet tragjike, sikurse ka ndodhur në SHBA, Spanjë e sidomos në Itali.
Deri më tani qeveria greke ka raportuar 1.415 njerëz të infektuar me koronavirus dhe 50 viktima.
Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.
Burimi: ekathimerini.com
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– Kina në fillim ishte epiqendra e sëmundjes vdekjeprurës të koronaviruisit e cila mori mijëra jetë njerëzish. Para disa ditësh nuk pati asnjë rast të ...
SHBA– Ditën e sotme SHBA ka njoftuar se do të dërgojë anije luftarake në Karaibe, për të ndaluar trafikun e drogës. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Donald Tr...
ITALI– Ditën e sotme Italia ka publikuar bilancin e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave, gjatë këtyre orëve j...
INDONEZI– Gjatë këtyre ditëve e gjithë bota është mbyllur në shtëpi dhe mes rregullave të forta një ndër to është edhe rregulli i shumë përmendur, LANI DUART.Kj...
SUEDI-Ura Øresund është një mrekulli inxhinierike që lidh qytetin suedez të Malmös dhe Kopenhagën dhe që transporton normalisht 70,000 njerëz çdo ditë. K...
FILIPINE– Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar se kushdo që do të shkelë rregullat e karantinimit do të qëllohet për vdekje. Mediet ndërkomb...
IRAN– Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 3.136, ku 124 vdekje janë shënuar në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetës...
BRITANI– Prodhuesi i cigareve Benson & Hedges dhe Lucky Strike pretendon se ka zhvilluar një vaksinë për koronavirusin të bërë nga bimët e duhanit. Du...
KINË– Bota prej më shumë se 3 muajsh po punon për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se Kina ka miratuar që lë...
KOSOVË– Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka treguar se çfarë i ka thënë prokurorit Murizio Salustro. Sipas Insajder, teksa Geci fliste për krizën e p...