"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Presidenti Thaçi kërkon një qeveri të re për Kosovën, kundërpërgjigjet LVV: Po grabitet pushteti, nuk kalon!
2 Prill 2020, 16:23Nga DOSJA
KOSOVË– Pas konsultimeve me partitë politike, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është përcaktuar për formimin e një qeverie të re.
Thaçi i ka dërguar një letër kreut të LVV-së, në këtë rast Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit të radhës duke e njoftuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Përgjigjia ka qënë e menjëherëshme edhe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur Kurtit duke u shprehur se po bëhet një grabitje pushteti.
“Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. Nuk kalon!,”-shkruan ajo.
Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?
Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Numri i viktimave në Itali është rritur sërish në 24 orët e fundit duke rënduar akoma më tej bilancin e luftës më COVID-19. Sipas raportit të Emergjencav...
KINË– Të gjendur prej më shumë se 3 muajsh duke bërë studime dhe të organizuar për ilaçin kundër koronavirusit, studiuesit kinezë thonë se kanë gjet...
SHBA– Koronavirusi i përhapur kaq shumë në mbi 200 vende të botës ka goditur shumë edhe ekonomitë e kombeve.Mediat e huaja kanë shkruar së fundi se virusi i për...
EKUADOR– Përhapja e koronavirusit në edhe në Ekuador ka shkaktuar një situatë të vështirë për qytetarët atje pasi shifrat e viktimave dhe të të infektuarëve kan...
MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ku një vajzë është dhunuar rëndë nga dy djem. E gjitha është filmuar nga nj...
ANGLI– Mbretëria e Bashkuar ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 569 njerëz duke e çuar numrin total të të vdekurve në 2,921.Mediat e ve...
TIRANË- Presidentja e Komisioninit Evropian, Ursula don Der Leyen me anë të një letre publike i ka kërkuar falje Italisë, për mungesën e ndihmës nga BE për...
BRUKSEL– Ditën e sotme për mes një deklarate diplomatike vendet anëtare të BE-së: Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, It...
SUEDI- E gjithë bota është e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por Suedia është i vetmi vend më botë që nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj pa...
GREQI– Greqia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve është rritur ditët e fundit.Ditën e sotme kryeministri ...