Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KROACI– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ka demantuar shkrimet në media në Serbi se kinse ai i ka ofruar garanci Hagës për t’ia mundësuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të mbrohet në liri. Thaçi po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.
Ai ka përkujtuar që gjatë ngritjes së akuzës kundër Thaçit kishte deklaruar se për atë aktakuzë mendon “gjithçka të keqe”. Ai ka vlerësuar që aktakuza kundër Thaçit është mënyrë për ta dështuar rajonin.
“Tani dikush në çarshinë e Beogradit ndoshta do të ma zë për të madhe, por unë nuk jam armik i serbëve, as kam qenë, as nuk do të jem kurrë. Thjesht mendoj se është e dëmshme. Thaçi është dashur të ishte akuzuar ose t ishte lënë i qetë, sepse disa njerëz nga Beogradi kalojnë lehtë (të paprekur)”, tha Milanovic.
Ai është i bindur se Thaçi ka të ngjarë të arrijë pleqërinë para gjykatës, për shkak të akuzave “të paprovuara” në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me pretendimin për trafikim të organeve.
“Në këtë kuptim, konsideroj që kjo është dëmtuese, por nuk kam ofruar kurrfarë garancish – jo, dhe as që mundem ta bëj këtë. Kjo, thjesht është e pamundur. Edhe po të kisha thënë kështu, unë e kam të pamundur ta bëj këtë”, ka thënë Milanovic.
Ai ka shtuar që Kroacia nuk do ta bënte atë që e ka bërë Hungaria, si anëtare e BE-së – që t’i japë azil ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, i cili kishte ikur në Hungari, në mënyrë që t’i shmangej dënimit me burg prej dy vjetësh, për shkak të korrupsionit.
Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999. Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Marrë nga REL.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË- Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe...
KOSOVË– Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi mbërriti sot në Kosovë, ku ka parë për së afërmi procesin e vaksinimit n...
MEKSIKË– Protestat te shumta po zhvillohen në Meksikë duke u bërë thirrje autoriteteve të marrin përgjegjësinë për shembjen e mbikalimit të metrosë n...
ITALI– Pas më shumë se një viti, Italia do të hapë së shpejti kufijtë për udhëtarët shqiptarë. Në mes të majit vendi fqinj do të pranojë të gjithë udhëtar...
FRANCË– Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës, Charle...
SPANJË– Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë nisi vizitën e tij dy-ditore në Spanjë me disa takime në Kongresin e Deputetëve.Selakoviç u ta...
TIRANË– Këngëtarja Edita me një famë të madhe në Serbi pohoi në një intervistë në “Abc e Pasdites” se është krenare të pranoi origjinën e saj shqipta...
ITALI– Dy banda të trafikantëve të drogës janë shkatërruar nga Policia e Shtetit në Milano, e cila po kryen arrestime të shumta.Hetimi i koordinuar nga Dr...
BRITANI– Ndarja nga jeta e Princ Philip ishte lajmi që bëri xhiron e botës. Nga funerali te të pranishmit në të ishin lajmet që mbushën faqet e para të të gjith...
KOSOVË– Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.Kr...