E rëndë në Kavajë! Vëllai vret me thikë vëllanë, arrestohet 76-vjeçari (EMRAT)
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen të dielën e 25 prillit të vitit 2021. Kjo është data që ka dekretuar presidenti i vendit Ilir Meta. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit, u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.
Nuk dimë të themi se ‘dëshirën’ e kujt mund të ketë realizuar Meta me këtë vendosje, pasi si PD-ja em aleatët ashtu edhe PS-ja u shprehën se nuk ka rëndësi data, por procesi i zgjedhjeve.
PS pranoi çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me festimet e Pashkëve. Por, Hajdari kërkoi pikërisht 2-majin. “Shqiptarët, të festojnë dhe të votojnë,”- tha ajo, por siç duket këto fjalë nuk ranë në veshin e Metës. Me pak fjalë, Presidenti i la të gjitha palët e kënaqura përveç Hajdarit.

Dekreti:
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Më 4 shtator Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi takimet me palët politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita kërkoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa mazhoranca nuk pëcaktoi një datë, por i propozoi presidentit që të mos zhvillohen në 2 maj.
(j.v;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit të bërë nga Dosja.al se qeveria shqiptare duhet ti pagu...
TIRANË– Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marr...
TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani sh...
TIRANË– Qeveria “Rama” ka gjetur një “zgjidhje” për të kënaqur pjesën më të madhe të kompanive që kanë fituar kontrata publike gjatë mandatit të saj, duke ...
SHIJAK– Luçiano Boçi, ish-deputet në Partinë Demokratike dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, janë përplasur ditën e sotme në distanc...
SHIJAK– Kryebashkiaku i Shijakut ka shkuar se Luçiano Boçi, është një turp për shoqërinë.Teksa vijojnë replikat, pas denoncimit të Partisë D...
TIRANË– Ish-deputeti Luçiano Boçi i është përgjigjur Elton Arbanës, i cili u shpreh se përsa u përket akuzave të të parit se shteti nuk...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama po e keq-qeveris Shqipërisë. Përmes një statusi në rrjet...
TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ditën e sotme ka ndarë një vdieo në rrjetet sociale ku tregohen pamje nga Laçi, ku shihen pa...