"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Lukashenko kërcënon BE-në: Do ju mbyll rrugët tregtare nëse vendosni sanksione, e harruat se çfarë është Bjellorusia, m
29 Gusht 2020, 14:03Nga DOSJA
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ditën e djeshme në një deklaratë ka kërcënuar se do të mbyllë rrugët e transportit me Europën, nëse Brukseli vendos sanksione ndaj vendit të tij. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një vizite në një fabrikë qumështi në lindjen e vendit. Lukashenko, ndër të tjera shtoi se nëse vendosen sanksione, nuk do të lejohet që të bëhet asnjë tranport i mallrave drejt Rusisë.
“E harruan se çfarë është Bjellorusia. Menduan se mund të frikësoheshim me raketa dhe tanke.Epo, le të shohim se kush ka frikë nga kush. Do t’u tregojmë se cilat janë sanksionet.”- është shprehur ai.
Bjellorusia është një rrugë e madhe tokësore për kalimin e mallrave evropiane në Rusi. Në të kalojnë gjithashtu edhe tubacionet për transportin e naftës ruse në Evropë.
Lukashenko, tha se ka në gatishmëri gjysmën e ushtrisë dhe se kishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin që trupat e tyre mund të bashkoheshin në rast të një kërcënimi nga Perëndimi.
Kriza në Bjellorusi nisi pas zgjedhjeve të 9 Gushtit, ku opozita akuzon presidentin për manipulim të tyre. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e Lukashenkos. Në protesta kanë humbur jetën 2 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Sakaq, autoritetet vendase kanë arrestuar mijëra protestues.
KOSOVË– Mynafir Beshiri, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me profesion doktor, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e hidhur e ka bërë me dij...
KOSOVË – Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti me vete në Shtëpinë e Bardhë, në takimin me palën serbe, do t’i marrë edhe dy Zëvendëskryeministra,...
SHBA- Ka shkuar në 14 numri i persona që kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Laura, që goditi Luizianën në SHBA, para dy ditësh. Sipas mediave të huaja pesë ...
Nga Enver RobelliMë 23 dhjetor 1913 konsulli austro-hungarez në Prizren Rudolf Kohlruss ishte i alarmuar pasi kishte dëgjuar se po bëheshin plane për vrasjen e ...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona si shkak i COVI...
KOSOVË- Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën 9 persona, duke e çuar në total nu...
COVID-19-Prof. Dr. Dolores Cahill është diplomuar për mikrobiologji dhe ka doktoraturë për virologji. Po ashtu ka qenë pjesë e grupit të vaksinës për malarien. ...
SHBA- Shkon në 14 numri i të vdekurve nga Uragani Laura në SHBA. Mësohet se 5 persona kanë humbur jetën si rezultat i rënies së pemëve mbi shtëpitë e tyre, kurs...
BE-Kthesë në politikën e BE ndaj Turqisë: Për herë të parë ministrat e Jashtëm të BE mendojnë të ngrenë sanksione kundër Ankarasë për shkak të kërkimeve për gaz...
MBRETËRI E BASHKUAR- Shkollat do të rihapen javën tjetër, sipas planit të hartuar nga qeveria në Mbretërinë e Bashkuar, por ky plan ka ngritur shqetësime t...