LIVE UPDATES
Bota

Planet serbe për të vrarë priftin katolik pasi ngriti flamurin kuq e zi, krimin do ta kryente një spiun shqiptar

29 Gusht 2020, 13:16 Nga DOSJA
Planet serbe për të vrarë priftin katolik pasi ngriti flamurin

Nga Enver Robelli

Më 23 dhjetor 1913 konsulli austro-hungarez në Prizren Rudolf Kohlruss ishte i alarmuar pasi kishte dëgjuar se po bëheshin plane për vrasjen e priftit të Zymit, P. Prelaj (në origjinal: P. Pasquale Prelaj).

Pas largimit të ushtrisë serbe nga Zymi, prifti katolik shqiptar P. Prelaj mbajti një meshë dhe në kambanoren e kishës ngriti flamurin shqiptar. Konsulli shkruan se një shqiptar i njohur si Prendi i Dies, i cili gjatë okupimit serb ishte kryetar i bashkësisë së Zymit dhe tani u shërbente serbëve si spiun, e njoftoi naçallnikun serb për veprimin e priftit P. Prelaj. Prendi i Dies e akuzoi priftin se me rastin e ngritjes së flamurit kishte organizuar edhe këndimin e një kënge fyese kundër serbëve, gjë që prifti në një letër dërguar ipeshkvit e mohoi në mënyrë kategorike.

Por autoritetet civile dhe ushtarake serbe tani e urrenin padër Prelajn. Nga një person i besueshëm konsulli austriak kishte dëgjuar se patrullat serbe tashmë kishin marrë urdhër të mos e lejojnë padër Prelajn të qëndrojë në territorin e kontrolluar nga serbët dhe po e bëri këtë, ai do të sillej i lidhur në Prizren.Konsulli Kohlruss shkruan në raport se nga një burim i besueshëm kishte marrë vesh se komandanti i këtushëm i stacionit serb, koloneli i artilerisë Açimoviq, përmes bashkëpunëtorit shqiptar Mahmud Zajmi, po kërkonte një person, i cili për një shumë të madhe parash do të vriste priftin Prelaj.

Oferta për ta vrarë Prelajn iu bë Lleshit të Cilës, një katolik nga Zymi, i cili e hodhi poshtë kërkesën dhe për këtë e njoftoi priftin Prelaj dhe ipeshkvin. Por ofertën e pranoi një person që konsulli e prezanton me emrin Prendi i Davos – që ishte vrasësi i Gjetë Cokut -, i cili para pak ditësh kishte ardhur në Prizren. Fakti që ky i fundit, pra Prendi i Davos, ende nuk ishte përpjekur ta vrasë priftin Prelaj, kishte të bënte me këtë rrethanë: prifti i përmendur ruhej nga një grup i besnikëve të armatosur, ndërsa – nga ana tjetër – Prendi i Davos, i cili ishte mirditor, ngurronte të kryente vrasjen pa e marrë miratimin e Prenkë Pashës.

Në vijim të raportit të tij konsulli austro-hungarez shkruan se kishte dëgjuar që koloneli serb Açimoviq kishte përgatitur planin që, nëse nuk arrin ta vrasë priftin Prelaj përmes Prendit të Davos, t’i nxisë disa kaçakë që te Liqeni i Zymit të hapin zjarr kundër rojeve malazeze, përkatësisht serbe dhe kështu t’u jepej atyre një shkas për të hyrë në Zym dhe vrarë priftin Prelaj. Konsulli shkruan se për këtë e kishte njoftuar zyrtarisht përfaqësuesin e naçallnikut serb, i cili ishte i sëmurë. Përfaqësuesi i naçallnikut kishte thënë se nuk ka dëgjuar për plane të tilla. Por konsulli nënvizon se nuk i besonte zyrtarit serb, sepse “kam arsye të besoj” se qeveria lokale është e njoftuar për këtë aferë, madje mund të jetë edhe e involvuar në planet për vrasje. Përballë rrezikut, ipeshkvi – pas këshillës së konsullit – e kishte autorizuar priftin Prelaj të braktiste Zymin dhe të shkonte në një manastir në Shkodër.

Monsinjor Mjeda dëshiron që në funksionin e tij (Prelajt) ta emërojë një murg françeskan dhe për këtë e kishte ftuar me telegraf P. Belushajn nga Gjakova që të vinte në Zym. Mbetet të shihet nëse P. Belushaj do të marrë leje nga autoritetet malazeze për të kaluar kufirin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasja e priftit nga serbet vrasja e priftit nga serbet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj