Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PUKË– Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga ana e Policisë së Pukës. Këta persona dyshohet se iu kishin premtuar para qytetarëve në këmbim të votës. Personi i arrestuar është Vasil Shabani, ndërkohë që është proceduar drejtuesi i LSI-së për Pukën, Demir Syla.
Policia bën të ditur se arrestimi i Shabanit u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.
Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit në banesën e tij, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
NJOFTIMI:
Hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke iu premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës, vihet në pranga sekseri. Procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti politik. Sekuestrohen një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore pecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Sh., 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.S., 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë.
Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.
Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË–Policia ka zbardhur vjedhjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Kanë qënë dy persona ata të cilët morën me dhunë paratë nga biznesi.Në pra...
VLORË– Mbrëmjen e djeshme është djegur një makinë në lagjen “24 Maji në Vlorë. Mjeti është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofto...
TIRANË -Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se sa të vaksinuar janë në vendin tonë. Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’ a...
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të premten pezullimin e çdo veprimi për prishjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Në...
SHKODËR– Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ajo nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusi, duke u ndarë ng...
GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka denoncuar një megaskandal. Ai ka ndarë në rrjetin e tij social ‘Face...
BERAT– Një sherr mes dy burrave ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga ekzekutimi i gazetarit grek Jorgo Ka...
TIRANË– Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj u shpreh në emisionin ‘Ekonomi plus’ se ministrja Balluku bëri një ndërhyrje të gabuar në cënimin e lësh...
GREQI– Gazetari i njohur i kronikës së zezë në Greqi, Jorgo Karaivaz është ekzekutuar për vdekje ditën e djeshme. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndo...