LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Administrative ndalon Bashkinë e Tiranës të prishë pallatet e (pa)dëmtuara nga tërmeti në Kombinat

10 Prill 2021, 07:37 Nga DOSJA
Gjykata Administrative ndalon Bashkinë e Tiranës të prishë

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të premten pezullimin e çdo veprimi për prishjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat, ndërkohë që në këtë zonë Kryeministri ka premtuar se do të shemben 23 ndërtesa të tilla.

Banorët e pallatin nr. 146, në rrugën “Sokrat Mosko” në lagjen Kombinat iu drejtuan gjykatës pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur prishjen e ndërtesës me argumentin se objekti ka dëmtime të konsiderueshme.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak në shtator të vitit 2020, por në gjykatë banorët prezantuan prova dhe ekspertë se vendimmarrja është marrë mbi fakte të pavërteta dhe të manipuluara nga Instituti i Ndërtimit. Dëmtimet reale janë vetëm të dorës së dytë, më së shumti dëmtime të suvasë. Madje, në aktin e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit pallati në fjalë është paraqitur vetëm gjysma e sipërfaqes reale, me qëllim për të nxjerrë një kosto të ulët rindërtimi që të justifikohet shembja e tij për rindërtim. Por, “rindërtimi” nuk thuhet se do bëhet në të njëjtin vend, duke rrezikuar që banorët të spostohen në një zonë më periferike të qytetit dhe kështu t’i hapet rrugë përdorimit të truallit sipas një plani të Bashkisë që nuk i përfshin më banorët aktualë.

Aktet e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit janë kontestuar nga banorët e prekur, por është hera e parë që gjykata vendosi pezullimin e vendimeve administrative për prishjen e ndërtesës deri në gjykimin e plotë të çështjes.

Manipulimi i akteve të ekspertimit

Pallati ku jeton F.D. në kombinatit është një prej 7905 objekte të vlerësuara në aktin e ekspertimit të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, si i dëmtuar për shkak të tërmetit të ndodhur më 29 nëntor të vitit 2019. Por ky pallat nuk është shpallur i pabanueshëm. Në një situatë të ngjashme është edhe pallati tjetër, me numër 145, përbri. Aktualisht ky pallat është në gjendje të mirë strukturore dhe banorët jetojnë normalisht.

Ka mjaftuar një akt i përciptë ekspertimi nga Instituti i Ndërtimit që një vit më vonë Bashkia e Tiranës ta vendosë ndërtesën në listën e atyre objekteve që duhet të shkatërron në zonën e Kombinatit, që sipas Kryeministrit Edi Rama janë 23 objekte të tilla që do të shkatërrohen krejtësisht.

Pas vendimmarrjes së shembjes nga Këshilli Bashkiak Tiranë, Bashkia miratoi edhe lejen e ndërtimit, ndërkohë që banorët as që ishin në dijeni për këtë vendim, deri sa nisën të shfaqen fadromat në Kombinat.

Kryetari i Asamblesë së banorëve Edmond Çata iu drejtua avokatëve Dorian Matlija dhe Irena Dule për të mësuar legjitimitetin e vendimeve, por ajo që u zbulua ndoshta përbën skandalin më të madh të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri. Akti i ekspertimit të Institutit të Ndërtimit, mbi të cilin janë marrë vendimet e Bashkisë së Tiranës, ishte i manipuluar në fakte dhe në shifra.

Në kërkesën për sigurimin e padisë së dërguar në gjykatë paraqiten të gjitha provat të cilat vërtetojnë manipulimin e bërë në aktin e ekspertizës, të paktën për ndërtesën në rrugën “Sokrat Mosko” në Kombinat.

“Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit preventive i vlerës së punimeve të përforcimit të llogaritura në vend është 34.596.519 lekë. Theksojmë se kjo vlerë është nxjerrë duke pasur parasysh dëmtimet konkrete që ka pësuar godina pas tërmetit. Ndërsa kur është bërë llogaritja totale e vlerës së rindërtimit të pallatit vetë akti i ekspertimit e ka nxjerrë koston 32.113 lekë/m2. Në vend ta shumëzonte me 2600 m2 e ka shumëzuar me 1230 m2, që nuk korrespondon me realitetin që po këta ekspertë pranojnë po vetë. Ndërsa sipas aktit privat të grupit me 3 inxhinierë të pajtuar nga vetë banorët, paraqitur gjykatës, janë paraqitur dy vlera alternative të kostos së riparimit, të cilat janë edhe më të ulëta nga ato të paraqitura nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, ku njëra është 7.000.000 lekë ose 8% e vlerës së rindërtimit dhe e dyta është 17.500.000 lekë ose 21 % e vlerës së ndërtimit” – thuhet në kërkesën e sigurimit të padisë.

Banorët kanë ngritur gjithashtu edhe pretendimin që vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës për prishjen e objektit në kombinat është marrë pa njoftuar banorët dhe pa u konsultuar me ta. Avokatët kanë sjellë si provë përgjigjen e Bashkisë Tiranë dërguar me email më 25.02.2021, ku vërtetohet se Këshilli Bashkiak nuk disponon asnjë listë të banorëve të pallatit për të cilin është marrë vendimi për shkatërrimin e objektit.

Mbi të gjitha, ekspertët e pajtuar nga vetë banorët, të cilët u paraqitën në gjykatë, bindën këtë të fundit që pallati realisht ka dëmtime të kategorive të lehta dhe nuk është aspak e vërtetë që ndërtesa ka dëme serioze. Për këto arsye gjykata vendosi pezullimin e vendimit të prishjes së objektit. Për avokaten Irena Dule ky vendim konsiderohet si hapi i parë në këtë betejë, për të mbrojtur të drejtat e banorëve kundrejt jo vetëm parregullsive të dukshme të Bashkisë Tiranë, por edhe mosbesimit të vetë banorëve që mund t’ia dilnin të fitonin ndonjë betejë kundër shtetit.

Procesi i rindërtimit të objekteve të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri po ecën jo vetëm me ritme të ngadalta por vendimet për prishjen e ndërtesave kanë ngjallur pakënaqësi te familjet e prekura. Deri më tani kanë ndodhur dhjetëra protesta të banorëve që kontestojnë procesin si në Shkozë, Kombinat, Vorë dhe Durrës.

Pothuajse një vit më parë, Shqipëria siguroi në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel nga Bashkimi Evropian mbi 1 miliardë euro zotim për fonde nga vende të ndryshme të botës. Nga këto fonde të premtuara, 295 milionë prej tyre ishin grante dhe 853 milionë premtime për kredi të buta, të cilat parashikonin mbështetje për projekte sociale, trajnime apo dhe pajisje të strukturave të emergjencave.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes gjykata administrative pallatet ne kombinat bashkia e tiranes gjykata administrative pallatet ne kombinat

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion