LIVE UPDATES
Bota

‘Premtoj konsolidimin dhe avancimin e mëtejshëm të drejtësisë’, Gresa Caka-Nimani emërohet kryetare e Gjykatës Kushte

25 Qershor 2021, 11:55 Nga DOSJA
‘Premtoj konsolidimin dhe avancimin e mëtejshëm të

KOSOVË– Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kryetarja e deritanishme, Arta Rama-Hajrizi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të nisur për media ku thuhet se me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani.

Në fjalimin e saj përshëndetës, znj. Rama – Hajrizi foli për sfidat e përballura dhe të arriturat e Gjykatës Kushtetuese gjatë dy mandateve në krye të këtij institucioni, me ç’rast përveç gjyqtarëve falënderoi edhe të gjithë stafin e Gjykatës për bashkëpunimin dhe për punën e tyre të palodhur, duke theksuar se, “vetëm me përkushtimin dhe punën e përbashkët Gjykata arriti të kaloj me sukses të gjitha sfidat, duke filluar me tranzicionin nga përbërja e përzier ndërkombëtare në atë vendore, përmirësimin e dukshëm të kualitetit të vendimeve dhe arsyetimeve të shkruara, rritjen e integritetit dhe respektit të publikut ndaj Gjykatës, dhe çka është më e rëndësishmja, konsolidimin e rolit burimor të Gjykatës, e që është mbrojtja e frymës së Kushtetutës, e sistemit kushtetues dhe e të drejtave dhe lirive të secilit qytetar të Republikës së Kosovës”. Tutje ajo rikujtoi se, “përmes vendimeve që kemi marrë jemi vlerësuar si një prej gjykatave më të mira në rajon dhe, si rrjedhojë, kemi arritur të forcojmë bashkëpunimin me gjykatat e tjera, partneritetin me Komisionin e Venecias, bashkëpunimin me Këshillin e Evropës dhe së fundi edhe me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut””, thuhet në njoftim.

Rama-Hajrizi tutje shkruhet se shprehu bindjen se nën udhëheqjen e kryetares Caka–Nimani, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të shënojë suksese të reja në të ardhmen dhe do të konsolidojë edhe më tej praktikën e saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese.

Pas pranimit ceremonial të detyrës, kryetarja Caka-Nimani nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të saj përcaktues në ruajtjen e rendit e kushtetues dhe vlerave kushtetuese, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimin e sundimit të ligjit e rendit demokratik, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ajo gjithashtu vuri theks edhe në nderin dhe përgjegjësinë e saj, që në bashkëpunim me të gjithë gjyqtarët e Gjykatës dhe stafin mbështetës, të kontribuojë në konsolidimin dhe avancimin e mëtejmë të drejtësisë kushtetuese në Republikën e Kosovës. Duke folur në emër të të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Gjykatës, kryetarja Caka-Nimani e falënderoi znj. Rama-Hajrizi për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë mandatit të saj si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese për dy mandate, në rritjen e standardeve të gjykimit dhe të cilësisë së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në mbrojtjen e pavarësisë institucionale të Gjykatës. Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani, është tri vjet”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gresa caka-nimani gresa caka-nimani

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari