LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së kundër ligjit që diskriminon komunitetin LGBTQI në Hungari, Orban nuk heq dorë: Duhet të edukojmë fëmijë

25 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Samiti i BE-së kundër ligjit që diskriminon komunitetin LGBTQI

Në letrën e 17 vendeve anëtare për kreun e Këshillit të BE, Charles Michel thuhet se “ne duhet të luftojmë më tej kundër diskriminimit të komunitetit LGBTQ dhe theksojmë sërish, se ne mbrojmë kështu të drejtat e tyre bazë.” Kryeministri i Luksemburgut, Bettel, i cili është i martuar me një burrë, u shpreh, se nëse dikush beson si ligjvënësi hungarez, se reklama i bën të rinjtë homoseksualë “ai nuk e kupton jetën”. Bettel tha se me ligjin që ndalon homoseksualitetin në reklama dhe media është kaluar vija e kuqe.

Më parë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e kishte kritikuar ligjin “thellësisht diskriminues” dhe kishte kërcënuar me masa kundër Hungarisë. Kancelarja Merkel në largim e cilësoi “të gabuar” ligjin. Vetëm përfaqësuesit e vendeve lindore të BE si Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria nuk ngritën akuza.

Viktor Orban nuk ndryshon qëndrim

Kryeministrit hungarez, Viktor Orban duket se nuk i bënë përshtypje këto kritika; “Ligji është vendosur, i bërë publik dhe do të mbetet kështu“, tha ai, duke theksuar se ai vetë ka qenë që në kohët e komunizmit “një luftëtar për lirinë e të drejtat e homoseksualëve”. Nuk bëhet fjalë për homoseksualitetin, por për të drejtën e prindërve, që të vendosin, se ç përmbajtje duhet të ketë edukimi seksual i fëmijëve të tyre. Nën kryeministrin konservator Orban, u fut në kushtetutë norma e familjes e përcaktuar nga burri, gruaja dhe fëmijët. Çifteve homoseksuale i është ndaluar adpotimi i fëmijëve. Edhe gjinia e shënuar në lindje nuk mund të ndryshohet më tek transseksualët. Deri në vitin 2010, kur Orban erdhi sërish në pushtet, Hungaria ishte një nga vendet më liberale të ish-bllokut lindor. Partneriteti i së njëjtën gjini u njoh ligjërisht që në vitin 1996. Ndërkohë qeveria aktuale hungareze ndodhet nën kritika të forta në BE edhe për shkak se cënon rregullisht lirinë e mediave, të shkencës dhe pavarësinë e drejtësisë.

Koordinim më i mirë rregullash në kohë pandemie

Përballja e ashpër me Hungarinë errësoi konsultimet e samitit të BE që duhej të zhvilloheshin për pandeminë e Coronës, Rusinë dhe Turqinë. Për shkak të shtimit të infektimeve me variantin e ri Delta të virusit, 27 vendet anëtare nuk do të lejojnë aq shpejt, siç ishte planifikuar, hyrjen nga shtete të treta, si psh. Britania e Madhe. Kancelarja Merkel kishte kritikuar, që Portugalia lejon turistë britanikë në vend, megjithëse ishujt britanikë janë “zonë varianti e virusit”.

“Ne duhet të jemi shumë vigjilentë”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. Samiti i BE ishte në ujdi, se shtetet e BE duhet të koordinohen më mirë dhe se BE ka nevojë për institucione të forta për kujdesin shëndetësor, të paktën për pandemi të ardhshme, që shpresohet të mos ketë.

Rusia dhe Turqia – kërkohet dialog, sanksionet kundër Rusisë mbeten

Debati për mënyrën e veprimit me regjimet autokratike u zhvillua në darkën e samitit dhe nuk rezultoi me vendime të ashpra. BE ra dakord që të mbetet në dialog me presidentin Putin për tema të rëndësishme me interesa të përbashkëta. Në të njëjtën kohë do të mbeten në fuqi sanksionet për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, shtypjes së opozitës, të përfshirjeve në konfliktet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Kancelarja Merkel në fjalën e saj në Bundestag më parë kishte thënë. “Sipas mendimit tim, ne si Bashkim Europian duhet të kërkojmë kontaktin e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe presidentin rus. Nuk mjafton, kur vetëm presidenti, Joe Biden flet me presidentin rus.”

Presidenti francez, Macron e mbështeti idenë e një samiti të mundshëm me presidentin rus. Vende të tjera anëtare, si ato lindore dhe Holanda nuk duan bisedime të drejtpërdrejta.

BE kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, thuhet në përfundimet e samitit. Por nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan duhet të punojë për çtensionimin e konflikteve me Qiprondhe konfliktin për gazin në Mesdheun lindor. Përveç kësaj, me Turqinë do të punohet për vazhdimin e “Marrëveshjes për refugjatët” të vitit 2016. Për trajtimin e refugjatëve sirianë në vend, Turqisë i premtohen edhe 3,5 miliardë euro të tjera. Rreth katër milionë sirianë jetojnë ndërkohë në Turqi.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota projektligji anti-lgbt ne hungari ursula von der layen viktor orban xavier bettel projektligji anti-lgbt ne hungari ursula von der layen viktor orban xavier bettel

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!