LIVE UPDATES
Aktualitet

“Prek fillimisht zemrën”/ Flet mjeku italian që tronditi me zbulimin e tij, Palma: Virusi kalon në enët e gjakut, shkakt

1 Maj 2020, 08:25 Nga DOSJA
“Prek fillimisht zemrën”/ Flet mjeku italian që tronditi

Tiranë- “Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, mjeku i cili ka studiuar autopsitë e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, tha se ky virus nuk prek vetëm mushkëritë, ashtu sikurse është thënë në fillim.

Kardiologu, thekson se virusi godet fillimisht zemrën, mushkëritë dhe më pas venat e gjakut. “Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacientët e moshës së re të infektuar”, tha mjeku.

Intervista e plotë:

Cilët janë të dhënat në Itali dhe të dhënat e autopsisë në Itali?

Italia ka qenë e dyta pas Kinës që ka pësuar dhunën nga ky virus aktualisht kemi të dhëna të reja që janë marrë nga mushkëritë e viktimave të Covid 19. Të dhënat tregojnë se deri para 40 ditësh sëmundja ishte e panjohur tani dimë më shumë. Më lejoni të them se për momentin qa asnjë mjek në botë nuk mund ta quajë veten specialist të koronavirusit. Nga të dhënat e para që ne kemi krahasuar kuptohet se është një sëmundje që nuk prek vetëm mushkrit, por një pjesë të mirë të organeve në varësi të pacientit që infektohet. Kryesisht vihet re se është një sëmundje që qarkullon nga gjaku dhe mund të prekë një pjesë të madhe të organeve dhe në fund përfundon te mushkrit siç kemi parë pacientët me terapi intensive. Virusi përdor dy rrugë brenda trupit të njeriut. Rruga e parë ishte ajo e hyrjes së virusit në trupin e njeriut përmes trupit të njeriut. Në nivelin e mushkrive kur ai i prek reagimi i parë që ka trupi është infeksioni dhe për pasojë pacienti nuk merr dot frymë lirisht dhe detyrohemi që ta vendosim në terapi intensive. Por kjo duket se ndodh në një fazë të dytë jo faza e parë e virusit. Nga autopsitë që kemi bërë deri tani virusi duket se fillimisht godet venat e gjakut duke shënuar mpiksje gjaku në pjesë të ndryshme dhe ne kemi filluar si sëmundje që shkakton mpiksjen e gjakut si shkak i infektimit me Covid 19. Virusi godet fillimisht zemrën, mushkrit dhe më pas venat e gjakut, janë tre objektivat që virusi godet në trupin e një pacienti. Duke shkaktuar një humbje të mbrojtjes që venat e gjakut kryejnë. Duke dëmtuar venat e gjakut dhe duke pakësuar nivelin e oksigjenit në trup jo vetëm në mushkri. Duke shkaktuar një gjendje shoku në të gjithë organet e trupit, ndaj nuk mund të cilësohet vetëm virus që godet mushkrit. Kjo ishte e qartë që në fillim nga studimet e shumta që u bënë në Kinë dhe u konfirmua dhe në studimet e bëra nga ne mjekët në Itali. Pas Italisë u studiua dhe nga shumë mjek të tjerë në botë duke u publikuar në revistën e njohur mjeksoreme emrin e mjekes nga Zyrihu. Një shoqatë e njohur kardiologësh kanë theksuar se duhet tu injektohen medikamente që ndikojnë në uljen e mpiksjes së gjakut. Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacinëttë e moshës së re të infektuar. Përsa i përket dëmeve vaskulare do të përsëris disa raste shqetësuese që fëmijët janë prekur që quhet sindroma e  kavasakit. Jep sindromë vaskulare dhe te fëmijët.

A mund të na shpjegosh më mirë mjekimin, pra pjesën për hollimin e gjakut?

Më lejoni të thekson se ka një lidhje mes trombozës dhe pneumonisë, pasi tromboza ka lidhje me mpiksjen e gjakut dhe pengon kalimin e oksigjenit në mushkri. Pas shkaktimit të pneumonisë infeksion të rëndë të mushkrive pacienti ka shumë vështirësi në frymëmarrje dhe furnizimin me oksigjen dhe ka nevojë për terapi intensive ose intubim. E përsërish që kjo është një sëmundje që prek shumë organe, pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, infeksioni në mushkri, prek shumë organe. Përveç zbulimit të vaksinës shkencëtarët po përpiqen që të zbulojnë dhe patologjinë e kësaj sëmundje, Duke u përpjekur që të bllokojnë hyrësit dhe transmetuesit e virusit në trupin e njeriut. Vetëm në hapin e dytë mund të mjekojmë dhe ndalojmë kalimin e virusit në qelizat e tjera, të ndalojmë shumëfishimin e virusit në qelizë, por ky është një virus që ne e quajmë inteligjent që dhe nëse bllokohet te personat e infektuar ai është i pajisur me korrektor që ndikon shumëfishimin në qelizat e tjera. Për këtë arsye po përdoret jo në masë mjekimi që është përdorur për Ebolën, dua të shtoj dhe diçka të fundit për këtë virus të çuditshëm.

Ky virus përdor disa fare që nuk lejon imunitetin e trupit që ta shikojë dhe ta sulmojë këtë virus, duke verbuar imunitetin e njeriut dhe e sulmuar atë dhe të shumëfishohet. Përsa i përket mpiksjes së gjakut dua të theksoj diçka më shumëte pacientët e orekur me koronavirus vihen re mpiksje të shumta gjaku, shtime infeksioni,  duhet të kemi parasysh se virusi lëshon edhe elementë toksik brenda trupit, dua të theksoj se virusi është akoma pak i njohur, zhvillimi i sëmundjes është i ndryshëm nga pacienti në pacientë, prandaj dhe ne nuk mund të caktojmë një kohë pasi ka pacientë që bëhen nga pozitive në negative dhe e kundërta prandaj është i rëndësishëm dhe reagimi gjenetik i pacientëve. Varet nga imuniteti i çdo personi. Në këtë pikë është reagimi gjenetik nga pacienti dhe këtu janë vënë re dhe ndryshimet nga Siccilia dhe Sardenja.

Brenda këtij grupi mesdhetar mund të jenë dhe shqiptarët, apo jo?

Ndoshta ku qëndron dyshimi që ka goditur më shumë Veriun dhe jo Jugun e Italisë, ka të bëjë me e imunitetin e popullatës, përsa i përket mjekimit dhe parandalimit ne çdo ditë dimë diçka më shumë, dhe jemi pranë gjetjes së në vaksine, por jemi duke parë ndikimin e saj.

Universiteti i Oksfordit është optimist se në shtator do a do të ketë efekte anësore

Terapitë që po aplikojmë në Itali para se të mbërrijë vaksina aktualisht ne te pacientët me koronavirus përpiqemi të sulmojmë virusin në qelizën që ka sulmuar organizmin e njeriut dhe në pjesën më të madhe të rasteve ne përdorim antiviralë. Një ilaç tjetër është që ne përdorim për pacientët e fazës së parë dhe të dytë që shtrohen në spitale, dhe është ai kundër malarias që pjesa më e madhe e evropiane ve e marrin nëse do të udhëtojnë në Kenia dhe është shumë i suksesshëm por këto ilaçe përdoren në fazën e sëmundjes por nuk ka një përcaktim të qartë për sasinë pasi varet nga pacienti në pacientë. Ne po përpiqemi që dhe te pacientët e fazës një që janë në shtëpi dhe te pacientët e fazës së dytë të bllokojmë mpiksjen e gjakut të shmangim trombozën. Në këtë përpieqemi ta shmangim te pacientët e shtruar në spital dhe te ato që kanë kryer ndërhyrje ortopedike.

Procesi është se pas mjekimit të pacientit për të shmangur mpiksjen e gjakut në skenë pastaj hyjnë antiviralet. Por këtë lloj mjekimi nuk e këshilloj këtë mjekim për pacientët që vuajnë nga alergjitë apo kanë gjakderdhje. Në spitalin e Milanos përveç ilaçeve për mpiksjen e gjakut, po përdoren edhe  antiagregant që janë më të fuqishëm se aspirina të cilat përdoren kur pacientët i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Falë të dhënave që kanë dhënë këto kombinime mjekimesh janë shumë spitale që po kërkojnë përdorimin e tyre dhe pse nuk janë të përfshirë në atë të udhëzimeve për parandalimin e koronavirusit. Bllokimi i mpiksjes së gjakut në Pavia po përdorim atë që quhet parandalimi i mpiksjes së gjakut për të për të përforcuar apo për ti dhënë një goditje imunitetit të pacientit duket se po funksionon përdorimi i heparinës dhe hidroklorikinën.

Këto pacientë që marrin këtë mjekim duhet të monitorohen nga kardiologët sëmundja ndahet në tre faza të rëndësishme që jep simptoma si grupi normal porsa i përket vaksinës është e domosdoshme dhe është një çështje që duhet të vijë sa më shpejt dhe të diskutohet sa më shpejt. Ne jemi në fazën e parë te vullnetarët që kanë pranuar të marrin vaksinën, nuk dihet ende nëse funksionon për imunitetit e personit që e merr këtë vaksinë pasi ky virus ka mutacione të ndryshme. Është një pjesë e dobësuar e virusit vaksina që injektohet te njeriu për të formuar imunitetin që do ta mbrojë në të ardhmen. Duhet të jemi shumë të sigurtë pasi më pas duhet tu themi njerëzve që nëse e marrin vaksinën duhet të jenë të sigurte. Por akoma duhet të presim pas duhet të jemi të sigurtë.

Nëse bëjmë një vëzhim për ilaçet e familjes së heparinës a ka të reja?

Heparina përdoret te pacientët e fazës së dyte dhe të shtruar në spital, te pacientët që ne i cilësojmë në fazën e parë përdoren doza të lehta, ndërsa te të shtruarit përdoren doza teupeute që janë më të mëdha në sasi. Spitali Sako në Milano është i pari që është përballur me këtë infeksion dhe ne kemi përdorur këtë kombinim për të lehtësuar apo shëruar infeksionin e Covid 19. Për mendimin tim e këshillueshme është që mbyllja të ishte deri në 20 ditë dhe pse do të këshilloja mbyllje dhe për 20 ditë të tjera. Por e kuptoj se nuk është e mundur zgjatja pasi s’është e lehtë të mbash të mbyllur njerëzit dhe për shumë kohë, ndaj duhet të mësojmë sesi ta mjekojmë këtë sëmundje në faza të ndryshme në pritje të vaksinës më të mirë. Rekomandoj distancimin social, përdorimin e maskave dhe mjekët e infermierët të përdorin mjekët e tyre personale në spitalet ku punojnë si dhe masat e higjenës që duhet të përdorim për muaj të tërë.

Pas publikimi tuaj me 10 prill keni pasur shumë reagime apo jo?

Në Itali është vënë re ky ndryshim i madh mes stuhisë që goditi veriun me në qendër dhe në jug të vendit, shpresojmë mos të përmbyset situata në të ardhmen. Dua të kujtoj dhe njëherë faktorin gjenetik reagimi i ndryshëm i virusit nga pacienti në pacient, faktori ambjental pasi është vënë re se në vendet ku ka blektori të zhvilluar, ku ka lumenj virusi godet më shumë. Faktori gjenetik, ngarkesa virale. Te disa pacientë virusi është më i fortë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të presim fillimin e vjeshtes pasi nuk e dimë sesi mund të reagojë virusi në ndryshimin e temperaturave duhet të tregohemi të kujdesshëm për gjetjen e vaksinës.

Postimin e kam shkruar natën, pasi kisha kryer në video konferencë  me pneumologë kardiologë, është një kënaqësie  madhe që më keni kontaktuar në Shqipëri, më kanë kontaktuar në Nju York Brazil dhe në Peru. Nga ajo që unë kam thënë para 20 ditësh është ajo që unë kam thënë tani se ilaçet po përdoren, është një mjekim që fatmirësisht që një mjekim është aprovuar dhe është në media prestigjioze që i përkasin fushës së mjeksisë. Ju thoni se është teoria ime, por nuk është e tillë pasi unë kam folur në lidhje me teorinë që kam pas në spitalet Italiane.

Marrë nga abc news

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet giampaolo palma koronavirusi ne itali giampaolo palma koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta