LIVE UPDATES
Editorial

Atentati pa krisma ndaj Andon Dhimës, pse u gjet porositësi përpara autorëve

19 Tetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Atentati pa krisma ndaj Andon Dhimës, pse u gjet porositësi

TIRANE- Një video, në pamje të parë e frikshme, qarkulloi këto ditë në media. Bëhet fjalë për një atentat të dështuar ndaj një biznesmeni. Në pamje duket kur ai hyn në pallat në këmbë, pas tij hyjnë 2 persona me çadër. Nga kamerat e brendshme duken dy personat që tentojnë të kapin ashensorin, njëri prej tyre ka një armë në dorë, (e pretenduar si e tillë, pasi në pamje shihet një send në ngjyrë të zezë i ngjashëm me një armë).

Pasi nuk e kapën ashensorin me biznesmenin brenda, largohen, marrin çadrat që kishin lënë te hyrja dhe pas tyre shfaqet një person që duket se ishte roja, që i dëboi.

Sipas disa mediave, ishte kronologji e një atentati të dështuar…

Një kronologji që lë shumë dyshime për të qenë atentat. Dyshon kur sheh se si dy atentatorë, janë aq sqimatarë kur janë nisur për të vrarë një person, sa mbajnë çadra në vend të mushamave me kapuç (mundësisht të Policisë, aq të preferuara janë nga bandat e vogla shqiptare këto të fundit), pastaj dyshon kur njëri nga atentatorët hap derën e pallatit pa doreza, pastaj kur e sheh me armën e dyshuar në dorë duke u shpresuar që biznesmeni nuk do e merrte ashensorin në kohën e mjaftueshme që kishte, por do i priste tek sheshpushimi ta vrisnin, pastaj dyshon kur largohen nga frika e rojes, që megjithëse i paarmatosur, gjen guximin të dëbojë dy njerëz të armatosur dhe t’i shoqërojë deri jashtë.

Ata largohen, pasi roja i ka njohur si fytyra. Nuk shqetësohen nga dëshmitari okular, vetëm tremben prej tij.

Kjo kronologji e dyshimtë mund t’i përkasë një atentati amator, por po ashtu mund të jetë një inskenim për atentat nga një njeri që ndihet i kërcënuar. Një atentat unik, pa viktima, pa plagë, pa të shtëna, madje pa asnjë zhurmë.

Në çdo rast, nuk mund të shmanget një hetim i menjëhershëm nga policia që të kursehet jeta e një njeriu nëse është në rrezik, ose të hidhet poshtë fabula e bariut me ujkun.

Andon Dhima është biznesmeni, që u bë i njohur për një mosmarrëveshje biznesi me Ben Blushin. Nuk është mosmarrrëveshja e tij e vetme, por është më e famshmja dhe më oportunia për disa media që prej muajsh janë vënë në një përndjekje të Blushit.

Atentati i supozuar, si rrjedhim, bëri jehonë në këto media, të cilat, nuk kërkuan autorin, nuk kërkuan mbrojtjen e biznesmenit, por gjetën menjëherë porositësin, duke e bërë akoma më të dyshimtë ngjarjen.

Ndërsa policia e ka më të lehtë se kurrë të identifikojë autorët e pamaskuar dhe të përballur me rojen, e gjithë vëmendja e mediave të interesuara, është të denoncojnë “porositësin”.

Për ta, nuk ka interes për rrezikun që mund t’i kanoset vërtetë biznesmenit, që mund t’i ketë ardhur nga drejtime të shumta, nuk ka interes për kapjen e autorëve. Madje kapja e autorëve mund të prishë akuzën që tashmë e kanë ngritur ngritur ndaj Ben Blushit.

Nuk është një rrufe në qiell të pastër. Prej disa muajsh tashmë, Blushi dhe dy mediat që po e akuzojnë, janë përfshirë në një luftë që nuk ka kursyer as sulmet familjare.

Një luftë që ka vetëm humbës, që nuk ka viktima, por ka vrarë jetën private të shumë familjeve, ka vrarë paqen e vështirë në ambientin mediatik, besueshmërinë e publikut tek media, ka krijuar llogore të palogjikshme, reshtime të panevojshme.

Deri në këtë pikë kanë shkuar edhe personazhe të tjerë politike dhe mediatike. Nuk është hera e parë që ndodh megjithëse është hera e parë që zgjat me muaj dhe nuk kursehet askush.

Shpikja e atentatit është një tejkalim i kufijve, një precedent i keq, që i jep fund çdo rregulli. Eshtë një rrugë e rrezikshme, ku media nuk ka hyrë dhe nuk mund të hyjë. Është kriminalizim që zëvendëson polemikën, që, sado e ashpër, mbetet mediatike.

Ndërkohë që media kërcënohet nga një ligj censure, kjo e “atentatit” është më keq se ligji, është ftesë për policinë dhe prokurorinë që të zgjidhin debatet mediatike. Të paktën me ligjin “antishpifje”, këtë kompetencë e kanë gazetarët.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial andon dhima atentati ndaj andon dhimes ben blushi sulmet mediatike andon dhima atentati ndaj andon dhimes ben blushi sulmet mediatike


Sondazh

Poll
Editorial 17 Tetor 2020, 17:54

Gënjeshtra i ka këmbët e gjata!

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – një shprehje që e dëgjojmë shpesh, madje  përpiqemi që edhe fëmijët ta vënë “vath në vesh” pasi e vërteta herët a vonë do ...

Editorial 16 Tetor 2020, 13:38

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm...

Editorial 15 Tetor 2020, 14:15

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Editorial 15 Tetor 2020, 12:52

Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

Gjermani Thomas Brdariç, është trajneri që do të drejtojë Vllaznisë këtë sezon. Ai ka kohë që është në krye të skuadrës shkodrane, të cilën tashmë e njeh...

Editorial 15 Tetor 2020, 09:16

Negociata me NPK-në

1.Brenda disa ditësh dy politikanë të njohur në Serbi, njëri përherë i pushtetit dhe tjetri pothuajse përherë i opozitës, prekën njërën prej pikave më neuralgji...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më