"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Pozicioni i Majkos dhe Xhafajt, Edi Rama sqaron pozicionet: Kemi ekip të ri, nuk pres të më nxjerrë populli me shkelma, Bozo
11 Mars 2021, 20:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shojeguar se përse ka vendosur shumë poshtë në listat e tij Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon. I ftuar në ‘Real Story”, Rama tha se ata që janë më të vjetër, duhet të qëndrojnë aty në vijën e rrezikut, për të treguar se sa vlejnë.
I pyetur në Luljeta Bozon, nëse inxhinierja është vënë si etiketë, kryeministri tha se kjo nuk është aspak e vërtetë. Rama e cilësoi Bozon një personalitet.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Sepse një skuadër ndërtohet mbi bazë të një analize, një skuadër nuk është një rreshtim i vlerave të krijuara nga e shkuara e deri sot. Një skuadër është një rreshtim i forcave që duhen në fushë për të përballuar këtë ndeshje dhe për këtë ne kemi një strategji të re, kemi një skuadër të re, në shumë aspekte të saj dhe kemi një qasje të rej. Kjo është shumë e thjeshtë. Ato nuk janë etiketa, Luljeta Bozo nuk është etiketë. Luljeta Bozo është personalitet, që i flet shoqërisë, që rezonon me shoqërinë, dhe që do të përfaqësojë në Parlament drejtpërdrejt për herë të parë në historinë e Parlamentit pluralist shqiptar një kategori shumë të rëndësishme për nga numri, pesha dhe që s’ka qenë kurrë e përfaqësuar, që është kategoria e pensionistëve.
Nuk është etiketë, është nder i madh për mua dhe PS që ajo e ka pranuar këtë ftesë, mund edhe të mos e pranonte. Është edhe një kompliment për mua dhe PS, që një zonjë e tillë ka besim dhe ka gatishmërinë të bëhet pjesë e kësaj skuadre. Najada Como nuk është etiketë, por personalitet, që vjen nga fronti më i vështirë i jetës së këtij viti dhe që nuk vjen për t’u bërë deputete profesioniste, por për të qenë në Kuvend zëri i bluzave të bardha, një zë që vjen nga brenda tyre. Patjetër që është në krye të skuadrës, sepse ka të gjitha meritat për të qenë aty.
Pandeli Majko është i 19 sepse ai ka 30 vjet që është në vijën e parë, ose në nivelin më të lartë të PS, dhe sigurisht që Pandeli Majko, unë, Gramoz Ruci, të tjerë, nuk mund të rrimë në majë atje dhe ta shikojmë nga lart poshtë se cfarë ndodh aty ku është objektivi, kur ne duhet të jemi tek objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, nuk është në majë të listës.
Unë e kam shumë seriozisht kur them që neve na duhen sa më shumë njerëz, që partia t’iu ngjajë sa më shumë atyre, dhe jo njerëz që t’i ngjajnë partisë, se ndryshe partia fosilizohet dhe bëhet si ata që kemi përballë. Sali Berisha në PD ka meritat e veta, por a janë ato merita të mjaftueshme që ai të jetë akoma në listë. Ne nuk po shkojmë përpara popullit për të bërë një panair të monumenteve, statujave, vazove, që kemi në koleksionin tonë, por për të qenë në lartësinë e këtij moment dhe të viteve që vijnë përpara. Një parti që nuk bën këtë është e dënuar për të marrë goditjen mbrapsht nga populli atëherë kur nuk ka më fuqi të ringrihet. Ne nuk kemi nevojë të presim që të na marrë populli me shkelma si një forcë që nuk arrin të ripërtërihet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se...
TIRANË- Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, megjithatë diferenca mes saj dhe Pa...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka thënë se shqiptarët do të shkojnë masivisht për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit...
TIRANË- Kryeministri Rama është ndalur tek pandemia e Covid-19 dhe te tërmeti i 26 nëntorit, ku nuk ka harruar të përmend sërish, Presidentin Meta, duke th...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka thënë sërish se kushdo që të prek votën, më 25 prill do t’i pritet dora pa anastezi.I ftuar në emisioni “Të Paekspozuarit”...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se në 25 prill, Edi Rama do të rikthehet pranë “Lindës dhe Zahos”, sepse qytetarët do të tregojnë se vota e tyr...
TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë të ditur se Ministrja Belinda Balluku, ndodhet në Hjuston, ku do të firmosë morandumin me palën amerikane për futjen në ...