LIVE UPDATES
Politike

Portet dhe aeroportet, Balluku: Shumë projekte kanë nisur në kohën e Berishës, por ia kanë dalë që t’i realizonin

21 Dhjetor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Portet dhe aeroportet, Balluku: Shumë projekte kanë nisur në

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Radari Informativ në “ABC” foli për portet dhe aeroporte, projekte të cilat janë në proces dhe shpeshherë të komentuara për vijimësinë e punimeve.

Fillimisht teksa foli për tunelin e Llogarasë, Balluku e konsideroi një nga projektet me vlerë që sipas saj do të mbështesë ekonominë dhe kryesisht fushën e turizmit. Po ashtu ajo theksoi se shumë projekte kanë nisur që nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha, por që nuk ishin përfunduar, tha Balluku.

“Nuk ia kanë dalë që ta realizonin. Ne e konsiderojmë si një nga elementet kyç të infrastrukturës sa i përket mbështetjes së turizmit në jug të  vendit. Do të ngrihet një resort jo më larg se 45 minuta nga aeroporti. Të gjithë investitorët e huaj kërkojnë që të gjitha vendet ku ata kërkojnë të ndërtojnë të mos jetë më larg se 45 minuta. Investitorët i kemi edhe sot, kemi negociuar me ta.

Ne duhet të plotësojmë infrastrukturën e duhur. Tuneli i Llogara nuk është vetëm për investitorët e huaj, por edhe ata vendas. Gjatë 2020 ne kemi pasur fluks të vizitorëve serb në jug të vendit. Ekonomia e shkallës që ne kërkojmë të rrisim përmes turizmit detyrimisht duhet t’i përgjigjemi me infrastrukturë. Është i vetmi projekt i bërë në dy etapa, etapa e parë ishte studimi inxhinierit ku morën pjesë shatë kompani më të mëdha në Evropë. Ky është projekti i parë që nuk po realizohet me urgjencë”, tha Balluku.

Gjatë bisedës në studio Balluku foli edhe për koncesionet, për të cilat aktorë politikë, opozitë kanë reaguar me kritika ndaj qeverisë.

Balluku tha se PPP-të kanë ekzistuar edhe në qeveritë e mëparshme dhe se sipas saj nuk janë shpikur nga PS.

“Unë nuk kam faturë për koncesione. Kanë ardhur që në kohën e qeverive të mëparshme. Shteti nuk funksionon që sa herë ndërrohen qeveritë ndërrohen dhe politikat ekonomike rrënjësisht. Koncesionet janë ato që janë , nuk i kemi shpikur ne. Kemi arritur në një pikë saqë është frikë të përmendet fjala PPP, pasi ka pasur shumë reagime nga opozita.

 Duke qenë se transporti publik nuk është shumë i zhvilluar në vendit tona. Për kolaudimin e makinave pritëm që koncesioni të përfundojë dhe do t’i kthehet shtetit. Nuk ka asnjë plan për koncesion sepse ka qenë një shkelje. Koncesioni përfundon në datë 31 dhe do të kryhen të gjitha shërbimet nga Drejtoria e Përgjithshme  e Transportit. Dalin dhe fjalinë duke i kthyer në tabu, por duhet të shikojmë pas dhe të kuptojmë se kush ka shpikur rrotën dhe të shikojmë se çfarë po bëjmë ne sot”, tha ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Keni në plan të anuloni ndonjë koncesion?

Balluku: Ne nuk anulojmë koncesione për shkak të pandemisë. Ne ndjekim ligjet.

Pyetje: Rruga Milot-Fier përse dështoi dhe a do të rihapet gara?

Balluku: Jo vetëm që e kemi seriozisht por ekziston një studim i mirëfilltë për korridorin blu. Është një nga projektet prioritare mbështetur nga BE. Jo vetëm që kemi në plan ta vazhdojmë por synojmë që t’i hapin të tria korridoret.

Pyetje: Plani për aeroportet!  A do të vijnë kuksianët nga Londra në prill?

Balluku: Kuksianët që jetojnë në Lodër do të vijnë në Kukës siç edhe e kemi premtuar. Aeroporti i Kukësit po ecën me hapa shumë të shpejtë. Unë fillimisht kam pasur skepticizëm për këtë, por kemi ecur shpejt. Për koncesionin e Kukësit shteti nuk ka asnjë involvim atje. Por koncesionari ka punuar me një kompani të njohur holandeze.

Ndërkohë Vlora është procedurë e hapur dhe interesi është i madh. Shpresojmë që ta mbyllim shpejt garën.

Interkonjeksioni midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Balluku: Shumë projekte kanë nisur në kohën e Sali Berishës, por kanë nisur dhe kanë mbetur të papërfunduara. Ne nuk e kemi fshehur.  Ne kemi përdorur këto katër vite për të mbyllur pjesën teknike. Askush nuk i ka hequr Berishës privilegjin.

Pyetje: Kalimi në Kombinat dhe përse u s’postuat nga Vora?

Balluku: Unë s’kam kandiduar ndonjëherë në Vorë, kam punuar për PS dhe do ta bëj kudo që të më kërkohet që ta bëj. Unë kam shumë kohë që nuk merrem me Vorën për shkak të ngarkesës së madhe që kishte Ministria. Më është kërkuar të kontribuoj në zonën e Kombinatit dhe jo të kandidoj. PS është një forcë  madhe vullnetare ku ne të gjithë punojmë.

S’kam pasur kurrë synimin të jem deputete, unë i përgjigjem thirrjes së partisë sime. Kombinati është padyshim një nga zonat më interesante që ka Tirana. Është një qytet i vogël dhe besoj është një Shqipëri e Vogël. Problematikat janë nga më të ndryshmet, është një komunitet miks që ka një karakter të jashtëzakonshëm.

Marrë nga: Abcnews 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale