Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë lekë të reja. Në një takim me të rinjtë e vendit, Basha dëgjoi shqetësimet e të rinjve duke u shpalosur edhe planin e tij për qeverisjen e vendit. Numri një i opozitës shtoi se për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të subvencjonohet tarifa e studimit si për bachelor ashtu edhe për master.
“Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës. Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës. Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare, sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesë e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anullimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionohet 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master,” – iu tha Basha të rinjve.
LAJMI KRYESOR: Takimi me të rinjtë/ Basha: Do bëj gjithçka që t’ju hap rrugën, familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra do subvencjonohen
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Në një post...
TIRANË– 850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK për këshilltaren ligjore Elona Kana.Më 3 shkurt,...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që ditën e nesërme të diskutojë emrat për vakancën e gjashtë në Gjykatën Kushtetuese.Në një njoftim pë...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë.Gjatë bashkëbisedimit, teksa u fo...
TIRANË– Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rikonfirmoi deklaratën e Ministres së Ar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar se do t’u hapë rrugën të rinjve dhe do forcojë shtresën e mesme të shoqërisë shqiptare. Gjatë ...
TIRANË– Nga data 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Shqipëri do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Kj...
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me finalistët e debatit kombëtar të rinisë me të cilët zhvilloi një takim që zg...