"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Porositë’ e Ramës/ Zaptuan hapsirat publike dhe ndërtuan pa leje në plazhin e Durrësit, policia arreston 5 biznesmenë
5 Qershor 2021, 08:00Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 pronarë biznesesh, pasi kanë zaptuar hapsirat publike dhe ndërtuan pa leje në plazhin e Durrësit.
Në pranga ka rënë Selim Alla, 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
NJOFTIMI:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme. Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’
Çfarë tha Rama?
Rama paralajmëroime 1 qershor se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit. Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda kësaj jave, në të lundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER-Zjarri i cili ra ditën e djrshme në Pyjet e fshatit Drenië të Patosit ka ‘zaptuar’ afërsisht një sipërfaqe prej 4 hektarësh dhe shuaraj e tij u bë e mundur...
FIER– Një aksident i rëndë është rregjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Një autoshkollë, tip ‘Benz’ ka përplasur nënë e bijë. Mjeti po parakalonte në mënyrë të...
TIRANË- 5 qershori njihet si Dita Botërore e Mjedisit e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.Këtë vit, tema e Ditës Botërore t...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e autobusit që u aksidentua mbrëmjen e djeshme. Ata bëjnë të ditur se ishte shoferi, Dritan Pasha ai i cili b...
BERAT– Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas është shoqëruar me dhunë. Pasditen e djeshme, policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë arrestimet që u bënë ditën e djeshme në ishull...
GREQI– Një shqiptar dhe një turk kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi janë anëtarë të një bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës. Mbi 23 kg he...
TIRANË– Një qytetar ka ndarë me ‘JOQ’ një pyetje që i ka rënë në provimin e patentës. Ai ka fotografuar provimin, e një prej pyetjeve, lë shumë vend për di...
TIRANË– Sipas MeteoAlb moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të ...