"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Iu gjet kanabis dhe dy radiomarrëse në banesë/ Shpallet në kërkim fermeri nga Skrapari, procedohet kryeplaku i fshatit
5 Qershor 2021, 07:42Nga DOSJA
SKRAPAR– Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim një fermer nga fshati Braçë, i cili kishte mbjellë kanabis dhe procedoi penalisht edhe kryeplakun e fshatit për shpërdorim detyre. Kryetari i fshatit Barçë është proceduar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në këtë zonë, janë zbuluar kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa dhe disa bimë kanabis.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës për kultivim. Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një aksident i rëndë është rregjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Një autoshkollë, tip ‘Benz’ ka përplasur nënë e bijë. Mjeti po parakalonte në mënyrë të...
TIRANË- 5 qershori njihet si Dita Botërore e Mjedisit e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.Këtë vit, tema e Ditës Botërore t...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e autobusit që u aksidentua mbrëmjen e djeshme. Ata bëjnë të ditur se ishte shoferi, Dritan Pasha ai i cili b...
BERAT– Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas është shoqëruar me dhunë. Pasditen e djeshme, policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë arrestimet që u bënë ditën e djeshme në ishull...
GREQI– Një shqiptar dhe një turk kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi janë anëtarë të një bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës. Mbi 23 kg he...
TIRANË– Një qytetar ka ndarë me ‘JOQ’ një pyetje që i ka rënë në provimin e patentës. Ai ka fotografuar provimin, e një prej pyetjeve, lë shumë vend për di...
TIRANË– Sipas MeteoAlb moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të ...
CËRRIK- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik. Mësohet se një automjet ka përplasur një person me biçikletë.Nga përplasja ciklisti ka m...