EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Politike
Zjarri në Krujë! Deputeti i PS del në terren, pozon me forcat e FA
Sot, në pyll ka shkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu i cili i është bashkuar zjarrfikësve në detyrë në përballjen me flakët.
7 Korrik 2022, 00:00Nga k.m.
Denis Deliu
TIRANË- Zjarri në Krastë të Krujës, i cili shkrumboi 100 hektarë konsiderohet si një nga vatrat më të rrezikshme në vendin tonë. Sot, në pyll ka shkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu i cili i është bashkuar zjarrfikësve në detyrë në përballjen me flakët.
"Gjendemi në zonën e pyjeve në Krastë të Krujës, ku u përfshi që nga dita e djeshme nga disa vatra të fuqishme zjarri, në një terren të vështirë që nuk mundësonte as futjen e mjeteve Zjarrfikëse. Me mobilizimin e njësive administrative të bashkisë Krujë, erdhën në ndihmë Forcat e Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Komando të FA, Policia e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse të bashkisë Krujë e Durrës, u bë e mundur që megjithë favorizimin e erës, zjarri të vihet nën kontroll të plotë. Falenderoj të gjithë forcat pjesmarrëse, për kontributin e dhënë në shmangjen e pasojave të këtij zjarri të përhapur, e shpresojmë në shuarjen e tij të plotë,"-shkruan Denis Deliu.