Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mira Rakacolli është shprehur se shtimi i rasteve të të infektuarave është një trend global, por në Shqipëri favorizohet kryesisht nga ritmi i ulet i të vaksinuarve.
TIRANË- Në studion e emisionit “Open” është shtruar për diskutim tema “Çfarë po ndodh me pandeminë” dhe ekspertët e fushës, si mjeku imunolog Ardian Jorgji, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjeku infeksionit Gent Stormi kanë shpjeguar arsyet për shtimin e rasteve të të prekurve me Covid19. Rakacolli është shprehur se shtimi i rasteve të të infektuarave është një trend global, por në Shqipëri favorizohet kryesisht nga ritmi i ulet i të vaksinuarve, pasi qytetarët e neglizhuan marrjen e të 3-ja dozave pas rënies së infektimeve nga muaji mars e më pas.
DEBATI NË STUDIO:
Eni Vasili: Kishim pothuajse 1 mijë raste të reja me Covid ditën e sotme, a është shqetësues ky trend?
Rakacolli: Jemi në vitin e tretë që tregon se virusi nuk ndalet as nga temperaturat e larta. Kjo është tendencë e gjithë botës. Rastet janë rritur në të gjithë botën. Thamë që pandemia nuk ka mbaruar dhe këtë e tregon edhe kjo rritje.
Rakacolli: Ka disa shpjegime për këtë gjë. Për disa javë pati një trend të ulët të qëndrueshëm, ndaj u hoqën masat kufizuese.
Eni Vasili: A është ky rezultat i heqjes së masave?
Rakacolli: Jo nuk është plotësisht rezultat i heqjes së masave. Vaksinimi është arsye e fortë.
Eni Vasili: Për vaksinimin ne e pamë tabelën dhe ja regjia e tregon prapë, ku ne s’jemi ndonjë vend kampion në vaksinim?!
Rakacolli: Mbrojtja nga vaksinimi nuk është e përhershme. Duhen bërë dozat buster. Nëse patëm një nivel të lartë vaksinimi në fillim, ne nuk bëmë dozat buster, dozën e 3 dhe të 4. Por kjo nuk u zbatua edhe pse shqiptarët e kanë të disponueshëm në qendrat e tyre shëndetësore vaksinën 1&2 por edhe busterin. Virusi që del nga njerëzit e pavaksinuar është më shumë ngjitës dhe e ul eficencën e vaksinës.
Eni Vasili: Pra ju po thoni që mosvaksinimi është problemi?
Rakacolli: Omicron-it i kanë dalë 5 variante të reja dhe të gjitha këto janë më rezistuese se virusi bazë. Por edhe mosrespektimi i masave se harruam se jemi në pandemi dhe filluam të përqafohemi dhe të puthemi sërish ne.
Eni Vasili: Në mbledhjen e sotme pse nuk vendosët të kemi sërish disa masa kufizuese, të paktën masat në ambientet publike?
Rakacolli: Ne masat i marrim në përputhje me shifrat. Vërtetë ka një tendencë rritjeje, por ne po kërkojnë në radhë të parë të bëjmë thirrje për vaksinimin, por i kemi rekomanduar edhe maskat./BW
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli për prezencën e presidentit Ilir...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje për zjarrin që ka nisur në Krastë të Kruj&e...
Niko Peleshi ERSEKË- Nga Erseka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se nuk do të ketë pushime për t&eu...
Belind Këlliçi TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi as nuk e ka mohuar, e as nuk e k...
Pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij këngëtarin Renis Gjoka, i cili...
Merita Bakiu KRUJË- Merita Bakiu, deputete Partisë Demokratike e Krujës është shprehur se asnjë nga institucionet nuk po...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se Partia Demokratike ka prezantuar katër amendamente për plotësim...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi organet ligjzbatuese për vënien para drejtë...
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka u shpreh se shumë deputetë të Partisë Demokratike që kan&eu...
Foto ilustruese Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli se vendi gjendet pranë një zbulimi të madh, një vendburimi nafte, që sipas ...