LIVE UPDATES
Politike

FRPD/ Muçollari: 2 ditë kohë për të bërë ankesë! Kokalari bisedë me Berishën! Doda: E zhgënjyer

Kështu Muçollari me anë të një deklarate për mediat është shprehur se të gjithë kandidatët që kanë ankesa në lidhje me procesin zgjedhor të mbajtur ditën e shtunë kanë afat dy ditë që të bëjnë ankesë zyrtare në FRPD.

3 Tetor 2022, 16:14 Nga e.k
FRPD/ Muçollari: 2 ditë kohë për të bërë
Grigels Muçollari, Barabara Doda, Evi Kokalari

TIRANË- Zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike të mbajtura ditën e shtunë janë shoqëruar me debate të forta për manipulime votash apo favorizime kandidatësh. Kështu kjo çështje ka "përplasur" ditën e sotme numri dy të të rinjve demokrat, Grigels Muçollari me aktivisten Evi Kokalari që dhe ditën e sotme ka vijuar me akuzat ndaj procesit zgjedhor.

Kështu Muçollari me anë të një deklarate për mediat është shprehur se të gjithë kandidatët që kanë ankesa në lidhje me procesin zgjedhor të mbajtur ditën e shtunë kanë afat dy ditë që të bëjnë ankesë zyrtare në FRPD.


"Të shtunën janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor është administruar në 62 qendra votimi në të gjithë vendin dhe në të kanë marrë pjesë 186 komisionerë.  Të gjashtë kandidatët në garë janë përfaqësuar edhe nga 287 vëzhgues  Vlen të theksohet se i gjithë procesi është administruar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.  Gjithashtu gjatë procesit të votimit, dhe deri në tani, nuk ka patur asnjë ankesë nga vëzhguesit apo kandidatët në rrugë zyrtare.  Sa i takon pjesëmarrjes dhe elementëve të saj, në votime kanë marrë pjesë 9470 votues dhe 73 vota janë gjetur të pavlefshme. Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dua të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në votime, komisionet dhe vëzhguesit që kanë siguruar një proces demokratik për secilin kandidat dhe, sigurisht kandidatët që kanë dhuruar një garë të fortë dhe entuziaste. Dua të theksoj se për herë të parë kanë marrë pjesë në garë 6 kandidatë të cilët e kanë çuar deri në fund procesin pa u tërhequr nga gara. Si dhe faktin se në çdo qendër votimi ka patur së paku një vëzhgues të kandidatëve. Më poshtë po ju paraqes vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të FRPDSH për rezutatet i cili sapo mu vu në dispozicion.:  Znj.Alesia Balliu186 vota; ArnoldKariqi 1683 vota; ArtionBarjamaj 528 vota; Znj.Barbara Doda 452vota; Z.BesartXhaferi 5256 vota dje Maringlend Doçi 1292 vota.  Në bazë të këtij rezultati, fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shpallet z. Besart Xhaferri. Siç parashikohet në rregullore pas shpalljes së vendimit për fituesit kandidatët në garë kanë dy ditë kohë të paraqesin zyrtarisht ankesat e tyre pranë Komisionit zgjedhor të Forumit Rinor”, tha Muçollari.

Edhe ditën e sotme aktivistja Evi Kokalari ka vijuar me akuza ndaj procesit zgjedhor ku është shprehur se është minuar Forumi Rinor. Ajo ka treguar dhe bisedën që ka pasur me kreun e Selisë Blu, Sali Berisha pas shpalles së rezultatit. Ajo është shprehur se i ka kërkuan kryedemokratit përsëritjen e zgjedhjeve pasi sipas saj janë bërë manipulime. Kokalari e ka cilësuar gjithë procesin si një masakër që nuk duhet t'i rëndojë Partisë Demokratike.

“Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them publikisht Berishës”, u shpreh Kokalari për “Euroneës Albania”.

Një tjetër kandidate në garë, Barbara Doda ka reagur ditën e sotme në lidhje me procesin zgjedhor në FRPD dhe fitoren e Besart Xhaferrit. Me anë të një postimi të gjatë në Facebook Doda shprehet se kjo ka garë nuk ka përmbushur pritshmëritë e saj dhe të të rinjve demokratë. Sipas saj e gjithë procesi ka pasur parregullsi të cilat kulmuan në ditën e zgjedhjeve me listat e fryra të anëtarëve. Ajo shprehet se e gjithë gara ishte një garë e padrejtë dhe e pandelshme si dhe pa standarte demokratike. Doda shkruan se së bashku dhe me kandidatë të tjerë ka kërkuar zgjidhje në dyert e Partisë Demokratike në lidhje me atë që po ndodhte në proces por që sipas saj nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

"Fatkeqësisht sot nuk besoj se shumë prej këtyre pritshmërive u plotësuan. Përtej rezultatit final, i cili mund të kishte qene i ngjashëm edhe me një garë model, shumë prej parimeve dhe standardeve të cilave u besova deri në fund, qoftë edhe naivisht, nuk u plotësuan. Gara për Forumin nuk plotësoi as kërkesat minimale për të qenë e tillë, sidomos ditën e votimit ku parregullsitë me listat e anëtarëve dhe numrin e votave janë të shumta. Por përtej kësaj, e kishim kuptuar pothuajse të gjithë lojën që po luanim, një lojë e padrejtë dhe e pandershme, pa rregulla dhe standarte. Dua t’ju them që në moment që e kuptova, refuzova tërësisht të bëhesha palë e një proçesi që do dëmtonte strukturat dhe degët e FRPD-së. Tërhoqa 0 formularë për anëtarësime dhe nuk dërgova asnjë person në grupet e punës, që për mua ishin tërësisht të njëanshme. Për këtë gjë më besoni që së bashku me kandidatët e tjerë kemi trokituar në çdo derë të PD-së dhe nuk na u dha zgjidhje", shkruan Doda.

Zgjedhjet në Forumin Rinor demokrat u mbajtën me 1 tetor dhe në garë për numrin një të të rinjve demokratë ishin 6 kandidatë, konkretisht, Maringlend Doçi, Barbara Doda, Besart Xhaferri, Artion Bajramaj, Alesia Balliu dhe Arnold Karriçi. Fitues me një diferencë të madhe u shpall Besart Xhaferri i cili mori besimin e 5256 të rinjve demokratë. Ky proces është shoqëruar me polemika të shumta dhe me një debat të ashpër mes akuzave për blerje votash dhe manipulim procesi. Mes zhurmës së madhe të krijuar vetë kreu i zgjedhur i të rinjve demokratë është shprehur se nuk ka manipuluan askënd dhe asgjë dhe se është i gatshëm të punojë me të gjithë për të bashkuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

grigels muçollari evi kokalari barbara doda zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara