LIVE UPDATES
Politike

Konflikti në PD/ Sula: Maxhoranca e interesuar që të mos zgjidhet! Korreshi: Apeli të dalë me një vendim përfundimtar

Ai bëri me dije se do t’u kërkojë deputetëve të opozitës, nga të dyja kahet që nesër ose pasnesër të shkojnë përballë Gjykatës së Apelit dhe të bëjnë presion që të dilet me një vendim përfundimtar, pasi sipas tij zvarritja e shqyrtimit të kësaj çështje prej 7 muajsh është e patolerueshme. Sula tha se interesi i vetëm i Grupit Parlamentar të PD-së është që të merret vendimi dhe t’i jepet fund kësaj agonie.

3 Tetor 2022, 14:32 Nga e.k
Konflikti në PD/ Sula: Maxhoranca e interesuar që të mos
Dashnor Sula dhe Simir Korreshi

TIRANË- Në një kohë kur Gjykata e Apelit nuk ka ende një veprim përfundimtar për çështjen e kontrollit të PD-së, deputeti Dash Sula ka hedhur akuza në drejtim të maxhorancës se po ndikon në drejtësi për ta zvarritur këtë çështje. Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Sula tha se persona të caktuar nga Partia Socialiste janë të interesuar që konfliktet brenda Partisë Demokratike të mos zgjidhen.

Ai bëri me dije se do t’u kërkojë deputetëve të opozitës, nga të dyja kahet që nesër ose pasnesër të shkojnë përballë Gjykatës së Apelit dhe të bëjnë presion që të dilet me një vendim përfundimtar, pasi sipas tij zvarritja e shqyrtimit të kësaj çështje prej 7 muajsh është e patolerueshme. Sula tha se interesi i vetëm i Grupit Parlamentar të PD-së është që të merret vendimi dhe t’i jepet fund kësaj agonie.

“Mbledhja e grupit, sëbashku me Korreshin dhe disa deputetë të tjerë kemi diskutuar një shqetësim të madh. Bashkë me korreshin kemi diskutuar shumë afër dhe do donim të kishim mbështetjen e o kolegëve të opozitës sa i takon problemit të mos shqyrtimit nga ana  e gjykatës së apelit për ankimin e bërë. Data 24 tetor, mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi i një ankimi të paraqitur nga ana jonë. Është e patolershme. Nuk dua të aludoj, por mendoj se ka interesa nga persona të caktuar nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimin të merret në shqyrtim. Ky nuk është interes i vetëm PD, por në interes të shoqërisë shqiptare. Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi pa gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, jo që të ndikojmë drejtpërdrejtë në dhënien e vendimit, nuk na interes se në ç’krah është vendimi, na intereson shpejtësia që të mos jemi më në agoni. Ne deputetët e grupit parlamentar të PD-së. S’kemi asnjë interes të vonohemi, një orë e më parë të jepet ky vendim. Të shkojmë bashkë te Gjykata e Apelit me arsyetimin e vetëm që ajo gjykatë të shkundet dhe ato gjyqtarë që mund të kenë interesa okulte, që mund ta përdorin këtë vendim për interesa të caktuar, se mund të ketë gjyqtarë që s’kanë mbaru vettingun, dhe mund ta përdorin”, tha Sula.

Ndërkohë deputeti Saimir Korreshi u shpreh se duhet një zgjidhje përfundimtare që të saktësohet se kush do të kontrollojë partinë. Vendimi i Gjykatës sipas Korreshit do të caktojë edhe qëndrimin e dy palëve sa i takon zgjedhjeve vendore, nëse do të dalin me një ose dy kandidatë.

“Do ishte zgjidhje përfundimtare vendimi i gjykatës. Për të pasur zgjidhje se ku është selia, zyra vula, duhet të ketë zgjidhje përfundimtare ligjore. Do i bëjmë presion për të dhënë një vendim përfundimtar. Që t mos regjistrohemi më me dy kandidatë se do ishte humbje e opozitës”, tha Korreshi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike, sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Alibeajt duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.  Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD perfaqësuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës, por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

partia demokratike dashnor sula saimir korreshi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale