LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet Lokale 2023, 'DW': PS në avantazh, Opozita konteston

Rezultatet paraprake në Lokalet 2023, që u zhvilluan në Shqipëri të dielën nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste (PS) në 56 bashki ose në 86.8% të, 61 bashkive që ka gjithsej vendi. Në votime pati pjesëmarrje të ulët.

15 Maj 2023, 12:42 Nga A.B

Zgjedhjet Lokale 2023, 'DW': PS në avantazh, Opozita konteston

Partia Socialiste, një forcë politike në mandatin e saj të tretë qeverisës, është shpallur fituese në tre bashki në Shqipëri - Elbasan, Kamëz dhe Vorë-ku rezultati u shpall me shpejtësi në sajë të numërimit elektronik. Në bashkine e Kamzës që ka qënë bastion i PD , fitorja e PS rezulton të jetë e thellë. Nga numërimi i votave deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm,  (15.05) kandidati i PS ka marrë 10 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë”. Ky koalicion është në avantazh në 8 bashki. Partia e Minoritetit Grek pët Ardhmërinë, e njohur me iniciale MEGA, është në avantazh në bashkinë e Finiqit.

Në Himarë është në avantazh Fredi Bejleri, kandidat i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë” dhe përfaqësues i minoritetit grek, për të cilin votuesit dhanë votën në mungesën e tij fizike, pasi një ditë para zgjedhjeve, të shtunën, (13.05), Gjykata e Vlorës mori për atë masën arrest me burg nën akuzën për shit-blerje votash. Koalicioni "Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë fraksioni i PD i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia e Lirisë, e drejtuar nga ish-presidenti Ilir Meta është në avantazh në 8 bashki, kryesisht në veri të vendit, të cilat përbëjnë 13,2 të numrit total prej 61 bashkish që ka Shqipëria. Kryeministri Rama, njëkohësisht dhe kryetar i PS, është shprehur optimist, në një postim në median sociale, për një fitore të thellë të forcës së tij politike, të paktën në 50 nga 61 bashkitë ku u zhvillua gara.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron mosnjohje të rezultatit

Fjala është për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, ku rezultati përfundimtar i shpallur elektronikisht mbrëmë nxorri fituese PS. "Të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz, që e nxjerr sot PS 10 mijë vota para koalicionit ”Bashkë Fitojmë. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë dixhitale që hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Problemi dixhital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kemi indicie të tjera, sipas të cilave, sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, që janë për t'u verifikuar”, deklaroi Berisha pas shpalljes së rezultatit.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për "blerje masive të votës”, dhe përdorimin "e bandave kriminale që kanë kërcënuar qytetarët”. Sipas Berishës ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë, Salvator Kaçaj, ka patur tentativë për atentat nga rivali i tij socialist, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i ka quajtur "trillime” akuzat e Berishës.

Pjesëmarrje e ulët në votime

Rezultatet paraprake janë produkt i një pjesëmarjeje të ulët në votime. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se të dhënat prej 90% të 5213 qendrave të votimit tregojnë një pjesëmarrje prej 34.37 përqind, që përbën një ulje prej 12 përqind në krahasim me Parlamentaret 2021.

Procesi zgjedhor i zhvilluar të dielën për organet drejtuese të pushtetit lokal u karakterizua nga mosfunksionimi i pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve në 500 qendra votimi në disa bashki, mes të cilave edhe në Tiranë, ku identifikimi u bë më pas në mënyrën tradicionale. Votimet familiare dhe prania në qëndrat e votimit të individëvetë pa autorizuar kanë qënë objekt denoncimesh edhe në këto zgjedhje. Ende nuk ka të dhëna nëse kjo problematikë kronike do të ketë ndikim në integritetin e votimit dhe rezultatin e tij. Të hënën (15.05) pasdite misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it i kryesuar nga ambasadorja Audrey Glover, do të publikojë vlerësimet paraprake nga dita e votimit./DW

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj