LIVE UPDATES
Politike

ZGJEDHJET- Raporti i KRIIK: Mazhoranca intimidoi administratën për të marrë pjesë në zgjedhje, fushata ishte e varfër në ide

Male thekson se mazhoranca ka intimiduar administratën për të marrë pjesë në zgjedhje

15 Maj 2023, 11:05 Nga A.B
ZGJEDHJET- Raporti i KRIIK: Mazhoranca intimidoi administratën për
Antuela Male

TIRANË- Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore (KRIIK) ka bërë një raport sa i takon zgjedhjeve të 14 majit dhe ecurisë se pocesit. Antuela Male thekson se mazhoranca ka intimiduar administratën për të marrë pjesë në zgjedhje. Ajo renditi edhe edhe disa nga problematikat, siç janë fshirja e bojës, votimi familjar apo edhe thyerja e heshtjes zgjedhore.

"Fushata e varfër në ide, me të pakta. Pikat problematike, jashtë jashtmes fuqizimi i grave. Gratë kanë pasur pak ose aspak vend në fushatë me perjashtim të atyre që kandidonin. Mazhoranca e kaluari cdo gjë që kishte ne avantazh duke qene ne  per zgjedhjet

Mazhoranca intimidim administratës për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ne fushatë. Pati disa shkelje sa i takon heshtjes zgjedhore. Vleresohet pozitvisht mbulimi nga ana e policisë për një mbarëvajtje te qete gjate dites se zgjedhjeve. U hasën disa problematika si: Fshirja e bojës, votimi familjarisht, mungesa e energjisë elektrike, kjo bën që qytetaret të besojnë me pak."- tha ajo.

RAPORTI I PLOTË:

Në Qëndrimin Publik të publikuar në datën 8 maj 2023, KRIIK evidentoi se përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore shteti shqiptar dhe klasa politike vendimmarrëse nuk arritën të organizojnë një proces zgjedhor, i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të qytetarëve, duke dështuar të garantojnë që këta të fundit të mund të zgjedhin në 14 maj në mënyrë të lirë e të pandikuar. Ky vlerësim qëndron edhe për
procesin në vijim, deri në ditën e zgjedhjeve.

Politika shqiptare sërish dështoi në tentativat për të reformuar kuadrin ligjor për zgjedhjet, duke mos kryer asnjë amendim dhe mos adresuar një numër rekomandimesh nga aktorët vendas dhe OSBE/ODIHR. Procesi reformues ishte sërish jo transparent, u zvarrit dhe nuk konkludoi në asnjë amendim, si pasojë e bllokimit politik të qëllimshëm.

Ndërsa kuadri ligjor garanton bazën për të mbajtur zgjedhje me standarde demokratike, përkthimi i normave ligjore në akte rregullatorë në frymën e kushtetutës dhe ligjit, vullneti për implementimin, si dhe vetë implementimi në praktikë, qoftë i legjislacionit drejtpërdrejtë, qoftë i akteve rregullatorë nënligjore, veçanërisht në raport me garantimin e mospërdorimit të burimeve shtetërore, mbulimin mediatik dhe përdorimin e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore, nuk ishte në linjë me frymën e asaj çka ligji garanton.

Mekanizmi për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për avantazh elektoral, edhe në këto zgjedhje u tregua të ishte jo efektiv në përmbushjen e qëllimit të tij, duke u shndërruar në një raportim rutinë të aktiviteteve institucionale. KQZ-ja pati një sukses të konsiderueshëm në ndërgjegjësimin e institucioneve publike për nevojën për të raportuar dhe respektuar afatet e raportimit, por të tjerë elementë më përmbajtësorë mbetën të pa-përmbushur. Megjithëse u vendosën një sërë masash administrative për nëpunës apo kryetarë bashkish për përdorim të burimeve shtetërore, lloji i sjelljeve të sanksionuara dhe masa e sanksioneve u evidentuan të pamjaftueshëm qoftë për parandalimin e fenomenit, qoftë për frenimin sadopak të tij, si pasoje e një leximi të ngushtë të ligjit dhe fokusimit në elementë teknikë të tij.

Financimi i subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve vijon të jetë i paadresuar në mënyrën e duhur në ligj, ndërkohë që edhe tentativat për të disiplinuar dhe përmirësuar kontrollin e ardhshëm mbi të nëpërmjet përdorimit të teknologjisë (raportimit online të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve) qenë të cunguara dhe të vonuara. Raportimi online i shpenzimeve të subjekteve zgjedhore është i detyrueshëm për partitë politike, po jo i tillë për kandidatët. Ndryshimi i adresës së rreth 1.3 milionë votuesve është një problematikë e këtij procesi
zgjedhor. Ndërsa problematika është ngritur në raportet e auditëve teknicienë, nuk pati asnjë hap konkret nga KQZ-ja apo Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për një sqarim shterues të opinionit publik në lidhje me këtë çështje, si dhe as ndonjë fushatë ndërgjegjësimi të fokusuar specifikisht në thirrjen e qytetareve për të kontrolluar emrin në listë. Procesi i saktë nëpërmjet të cilit qendrat e votimit janë rialokuar mbetet ende i paqartë, si rrjedhim i këtij mos sqarimi publik. Opozita ngriti shqetësime e pretendime se ky ndryshim i qendrave të votimit është bërë me qëllim për të penguar qytetarët të votojnë, duke ngritur dyshime në lidhje me integritetin e listës së zgjedhësve.

Fushata zgjedhore ishte e polarizuar dhe e dominuar qartësisht nga drejtuesit e partive politike në nivel qendror, të cilët në një masë të konsiderueshme kanë eklipsuar kandidatët lokalë dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Deklarata e Gjetjeve dhe 14 maj 2023 Konkluzioneve Paraprake KRIIK në bashkëpunim me 30 Organizata Partnere Lokale 15 maj 2023 problematikat lokale. Kjo është e dukshme jo vetëm në dominimin e fushatës nga drejtuesit politikë në nivel qendror, por edhe në mungesën thuajse totale të kandidatëve për këshilla bashkiakë në fushatë, me përjashtime shumë të rralla.

Gjuha denigruese, sulmet dhe fyerjet personale ishin dominuese gjatë fushatës, duke e fokusuar më tepër diskursin gjatë fushatës në karakteristika personale të kandidatëve sesa në diskutime programore e argumente racionalë. Kundërshtarët politikë janë trajtuar nga shumica e partive, veçanërisht nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, dhe Koalicioni Bashkë Fitojmë si armiq që duhet të eliminohen nga skena politike, sesa si kundërshtarë në një garë elektorale.

Veçanërisht problematike konsiderohen komentet intimiduese të Kryeministrit Rama, të përsëritura në vijim edhe nga të tjerë eksponentë të Partisë Socialiste, se qytetarët në bashkitë që do të zgjedhin kandidatët e opozitës nuk do të kenë investime, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim mes qeverisjes qendrore dhe këtyre kandidatëve. Fushata ka qenë e varfër në ide dhe thuajse në mungesë të programeve politike, me përjashtime të pakta. Përgjithësisht, pikat programatike ishin të fokusuara në projekte infrastrukturore, në disa raste edhe jashtë sferës së kompetencës së bashkive.

Pikat programatike tepër gjeneraliste të kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore (për ata që kanë patur të tilla) kanë injoruar thuajse totalisht politikat për mbështetjen dhe fuqizimin e grave apo politikat në mbështetje të grupeve vulnerabël, të tilla si personat me aftësi ndryshe, minoritetet, etj. Pavarësisht se partitë politike i kanë plotësuar detyrimet ligjore për plotësimin e kuotave gjinore në listat për kandidatë të këshillave bashkiakë (mospërmbushja e të cilave do të pamundësonte regjistrimin e listave shumëemërore), gratë kanë patur pak ose aspak vend në fushatë, me përjashtim të atyre grave që kandidojnë për kryebashkiake.

Maxhoranca në pushtet përdori burimet shtetërore dhe të tjera privilegje që vijnë nga të qenit në pushtet për avantazh elektoral përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore, si në nivel lokal dhe në nivel qendror, nëpërmjet nxjerrjes së akteve për mbështetjen e shtresave vulnerabël të shoqërisë, aplikimit dhe propagandimit të politikave për rritjen e pagave menjëherë përpara nisjes së fushatës, prezantimin apo inaugurimin e projekteve infrastrukturore, etj., me qëllim të qartë elektoral. Nxjerrja e këtyre akteve ka qenë një nga temat kryesore të fushatës të maxhorancës. Nga ana tjetër, propagandimi i akteve që synojnë rritjen e rrogave ishte në fokus
edhe të aktorëve institucionalë përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore, me një rritje të dukshme të intensitetit gjatë fushatës. Ky koordinim në mesazhe dhe teknika të fushatës zgjedhore të kandidatëve të maxhorancës me mesazhet dhe teknikat e fushatës informuese të qeverisë në lidhje me politikat e reja është një tregues i qartë i qëllimit elektoral të këtyre akteve, sjellje e cila thuajse e eliminoi vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë politike në maxhorancë aktualisht. Pretendimet e besueshme për përdorim të administratës publike si operativë politikë gjatë fushatës, organizimi i tyre për pjesëmarrje në evente fushate nga ana e drejtuesve përkatës, apo
intimidimi për të votuar në një mënyrë të caktuar kanë qenë të pranishme gjatë gjithë fushatës.

Sistemi i patronazhimit politik, i sofistikuar në këto zgjedhje me përdorimin e aplikacionit “Aktivisti” nga Partia Socialiste për të kontrolluar veprimtarinë në rrjete sociale të përdoruesve të tij, përfshirë administratën publike, mbetet tejet shqetësues në lidhje me mundësinë që zgjedhësit të votojnë në mënyrë të pandikuar. KRIIK ngre shqetësimin se problematika madhore e përdorimit të burimeve shtetërore dhe administratës publike për avantazh elektoral, e cila sa vjen e konsolidohet dhe kryhet hapur do Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Deklarata e Gjetjeve dhe 14 maj 2023 Konkluzioneve Paraprake

KRIIK në bashkëpunim me 30 Organizata Partnere Lokale 15 maj 2023 të ketë efekte afatgjata dhe potencialisht rrënuese për integritetin e zgjedhjeve në vend, duke mos u kufizuar në këto zgjedhje apo në ato të ardhmet. Kjo pasi, sipas aspiratave të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020, duke nisur nga zgjedhjet parlamentare të ardhme pritet që administrata zgjedhore të jetë e pavarur dhe, me shumë gjasë, administruesit e zgjedhjeve në nivelin e dytë dhe të tretë do të vijnë pikërisht nga administrata publike. Mbulimi mediatik gjatë periudhës parazgjedhore ka qenë i orientuar sipas linjave editoriale të mediave dhe i pabalancuar, veçanërisht përsa i përket tonit të përdorur në mbulimin e fushatës, qoftë gjatë asaj të parakohshme, qoftë përgjatë periudhës së rregullt ligjore të kryerjes së saj, si edhe edhe përsa i përket minutazhit të mbulimit, për të cilën kuadri ligjor vendos kritere të qarta dhe të aplikueshme menjëherë. Mekanizmi i monitorimit dhe vendosja e sanksioneve dështoi të ndalojë disbalancën në pasqyrim nga ana e mediave.

KRIIK vlerëson si tejet pozitiv mbulimin e gjerë që media i bëri ditës së zgjedhjeve dhe problematikave të saj, si një garanci e shtuar për integritetin e procesit të votimit. Madje e inkurajon median të ketë të njëjtin interes dhe vëmendje edhe përgjatë gjithë procesit të numërimit. Megjithatë, nisur nga evidentimi i disa rasteve, sugjerohet një sjellje pak më e kujdesshme nga ana e medias përgjatë përmbushjes së misionit madhor të saj, duke mos krijuar asnjë pengesë në vijimin normal të punës së organeve të ngarkuara me detyra. KRIIK vërejti disa raste të thyerjes së heshtjes zgjedhore në ditën përpara zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhjeve, përgjithësisht në formën e deklaratave të politikanëve në intervistat mpranë qendrave të votimit. Në pjesën më të madhe, kandidatët dhe subjektet zgjedhore respektuan heshtjen zgjedhore përsa i përket reklamave politike në mediat sociale, me pak përjashtime.

Problematikat me mosparaqitjen e operatorëve apo mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) gjatë ditës së zgjedhjeve krijuan vonesa në një numër qendrash votimi. Trajtimi që iu bë problematikës nga klasa politike apo edhe nga një pjesë e medias, nuk i shërbeu sqarimit të opinionit publik në lidhje me natyrën e vërtetë të problemit, duke krijuar më tepër konfuzion tek qytetarët.

Grumbullimi i pajustifikuar i personave të paautorizuar, të presupozuar militantë apo mbështetës politikë, në mjediset rrethuese të qendrave të votimit, përfshirë ambientet e brendshme të godinave publike në të cilat këto qendra ishin vendosur, mbeti një shqetësim përgjatë gjithë ditës, madje nxiti në disa raste konflikte, në të cilat u përfshinë edhe kandidatë apo deputetë. Vlerësohet pozitivisht vendimmarrja akt-rregulluese dhe thirrja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe angazhimi para ditës së zgjedhjeve i Policisë së Shtetit dhe Organit të Prokurorisë për të siguruar, ndër të tjera, edhe moslejimin e grumbullimeve të personave të paautorizuar përreth qendrave të votimit, megjithatë ky angazhim duket se rezultoi joefektiv duke mos garantuar eliminimin e fenomenit. Këto praktika mund të kenë krijuar një mjedis armiqësor ose frikësues për votuesit, duke cënuar të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të fshehte e të pandikuar.

Në numrin e kufizuar të qendrave të votimit që vizituan vëzhguesit e KRIIK, si dhe nga informacionet e KZAZ-ve, gjatë ditës së zgjedhjeve u hasën edhe një numër problematikash, të tilla si mungesa e elektricitetit, fshirja e bojës markuese, votim familjar apo shoqërim i zgjedhësve jo sipas rregullave të përcaktuara në ligj, që në kontekstin e përgjithshëm dhe në klimën që u krijua gjykohet se kanë ulur besimin e zgjedhësve në cilësinë e procesit. Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Deklarata e Gjetjeve dhe 14 maj 2023 Konkluzioneve Paraprake KRIIK në bashkëpunim me 30 Organizata Partnere Lokale 15 maj 2023

Marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore dhe nisja e procesit të numërimit përgjithësisht ishte e qetë dhe pa problematika. Numërimi ka përfunduar në një numër bashkish, ndërkohë që vijon në të tjera. KRIIK u bën thirrje numëruesve dhe subjekteve zgjedhore që i kanë emëruar ata të garantojnë se çdo votë do të numërohet me integritet dhe se vullneti i zgjedhësve që gjendet në kutitë e votimit do të përkthehet në mënyrë korrekte në çdo vend të numërimit të votave.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kriik antuela male

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje