18 Tetor 2022, 22:24
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.
Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.
Më pas Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë. Kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.
Kalendari
18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor Këshilli Kombetar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare
13 nëntor deri date 27 fushata e primareve
4 dhjetor zhvillohen primaret ne gjithe vendin
Berisha mblodhi sot Kryesinë, ndërsa Enkelejd Alibeaj mbështetësit e tij. Pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se nuk mund të kritikohen për procesin e bashkimit të selisë blu, që ka nisur me vonesë, por shton se synimi është i qartë, dalja me një kandidat fitues. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigj nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Ndërsa Gazment Bardhi tha se nuk preferon të ndajë detaje nga takimi që pati me Palokën. Ai tha se nuk kanë arritur në asnjë përfundim, por që kanë shkëmbyer ide.
sali berisha bashkimi i pd
Politike
18 Tetor 2022, 22:01
F.M
Leka Bungo
TIRANË- Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, i ka shkruar një letër të hapur drej...
Politike
18 Tetor 2022, 21:58
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësoi fjalimin e kryeministrit Rama në KiE si të man...
Politike
18 Tetor 2022, 21:44
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryeatari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk komentoi se çfarë vendimi do të marrë ai dhe PL n&...
Politike
18 Tetor 2022, 21:32
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha. I...
Politike
18 Tetor 2022, 21:28
F.M
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se takimet mes dy palëve t&eu...
Politike
18 Tetor 2022, 21:20
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Partia Demokratike do të bashkohet pë...
Politike
18 Tetor 2022, 21:16
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u rikthye sërish tek çështja e dosjeve të ish-sigurimit ku ...
Politike
18 Tetor 2022, 21:10
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë detajë në lidhje me takimin që zhvilloi s...
Politike
18 Tetor 2022, 21:07
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se gara për kreun e ri të kësaj partie është...
Politike
18 Tetor 2022, 20:44
F.M
Alma Hoxha
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar Alma Hoxhën në Bas...