Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas falenderimit të Hoxhës, Rama ngre pikëpyetje teksa shton se përshkrimi i bërë prej tij mund të merret edhe si mundësi rikandidimi.
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar Alma Hoxhën në Bashkinë e Përmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Sot, teksa nisi turin e bashkive nga Përmeti, kreu i qeverisë ka prezantuar me ndjekësit e tij në Tik Tok kryebashkiaken Alma Hoxha.
Rama e përshkruan Hoxhën si personin që nuk u ndahet investimeve dhe ndaj Përmeti ka përfituar shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Në fund i kërkon të përshëndesë dhe kryebashkiakja ndjekësit e rrjetit social. Pas falenderimit të Hoxhës, Rama ngre pikëpyetje teksa shton se përshkrimi i bërë prej tij mund të merret edhe si mundësi rikandidimi. Në fund qeshin të dy.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Kjo është Alma, kryetarja e Bashkisë Përmet, zysh Alma, e cila ka një meritë ndër të tjera, por kryesorja është që nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë, ajo e Përmetit ka përfituar më shumë fonde evropiane. Sepse Alma u qepet dhe nuk u ndahet fondeve, gjë që ka bërë që edhe fondet për Përmetin të rriten. Dhe ky është një nga hotelet më të bukura në Përmet, Alma përshëndeti pak.
Alma Hoxha: Ju përshëndes të gjithëve, shumë faleminderit për vlerësimin, unë këtë vlerësim e kuptoj si më shumë përgjegjësi, më shumë të mira për Përmetin.
Edi Rama: Thashë se do thojë e kuptoj si rikandidim (qesh)
(Qesh dhe kryebashkiakja).
Deri më tani janë zbuluar dy emrat e parë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në Lushnje do rigarojë Eriselda Sefa, ndërsa në Fier, Armando Subashi. Erion Veliaj është emri tjetër që është rikonfimuar, por ende zyrtarisht. Zgjedhjet lokale të 2023-shit pritet të mbahen mes muajit prill e maj, por data nuk është caktuar ende. Vendi ynë është i ndarë në 61 bashki, 59 prej të cilave drejtohet nga kampi rozë, Shkodra ka në krye demokratin Bardh Spahia, ndërsa në Finiq drejton Kristo Kiço, i dalë nga MEGA.
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur pro procesit të primareve në mbledh...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se ndryshimet për ligjin e medias ja...
TIRANË- Ditën e nesërme ne oren 14:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet për të diskutuar draftrapor...
Edi Rama, Bora Muzhaqi dhe fëmijët TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar një 'sfidë' nga një nxënëse në P&e...
Edi Rama PËRMET- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Përmeti ku po zhvilloi takime me përfaqësues të sektorëve të ...
Unë vlerësoj shumë përpjekjet e sindikatës tuaj për të mbrojtur interesat tuaja. U bëj thirrje mjekëve, të f...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama do t'i bëhet vettingu i pasurive të t...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një injorant kryeministrin Edi Rama. Në një takim që zhvilloi k&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave të fuqishme. Nga një takim që zhvilloi k&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar protestën e pedagogëve. I pranishëm në një takim me ta, Berisha ...