Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Në një video mesazh në llogarinë e saj në Facebook, ajo theksoi se prokuroria ka vepruar në mënyrë kontradiktore, pasi fillimisht pretendoi në gjykatë se telefoni nuk ishte i saj, për ta përdorur më pas atë si provë për akuzat ndaj saj.
TIRANË- Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-kreut të tij, Altin Dumani, duke pretenduar se hetimi ndaj saj është bazuar mbi telefonin e sekuestruar në kundërshtim me procedurat ligjore.
Në një video mesazh në llogarinë e saj në Facebook, ajo theksoi se prokuroria ka vepruar në mënyrë kontradiktore, pasi fillimisht pretendoi në gjykatë se telefoni nuk ishte i saj, për ta përdorur më pas atë si provë për akuzat ndaj saj.
Sipas Kryemadhit, SPAK ka shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar autorizimin e nevojshëm nga Kuvendi për kontrollin e sendeve të një deputeteje, ndërsa vuri në dyshim objektivitetin e hetimit.
Ajo gjithashtu denoncoi se SPAK ka injoruar komunikimet e shumta që ajo ka pasur me kryeministrin Edi Rama, duke u fokusuar në akuza të pabazuara për lidhje me kushëririn e saj, Adrian Shatku.
Postimi i Kryemadhit:
ZARF I ZI PËR SPAK-un e ALTIN DUMANIT
Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit.
Por lindin disa pyetje:
1. Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.
2. Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?
3. Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?
4. Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta. Shihemi ……
Mesazhi në video:
Përshëndetje, këtë video po e bëj për të gjithë dashamirësit të cilët më kanë shkruajtur që dje dhe vazhdojnë të më shkruajnë dhe të më pyesin se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore. Unë dje kam kërkuar në seancën gjyqësore pavlefshmërinë e sekuestrimit të telefonit.
Pse? Sepse ka dy vendime gjyqësore të dhjetorit dhe të janarit, të dhjetorit të 2023-shit, kur unë kam kërkuar të më kthehet mbrapsht telefoni që është sekuestruar në shtëpinë e mamasë sime.
Dhe gjykata ma ka kundërshtuar me pretendimin e SPAK-ut, pra të prokurorisë, që telefoni nuk është i imi. Ndërkohë, prokuroria në dhjetor e ka ekspertuar telefonin dhe e ka vërtetuar që telefoni është i Monika Kryemadhit. Në këtë moment, prokuroria duhet t'i drejtohej Parlamentit Shqiptar, sipas Kodit të Procedurës Penale nenit 288 dhe sipas nenit 73 të Kushtetutës, ku rastet e sendeve personale të deputetëve duhet të merret leje nga Parlamenti.
Por SPAK-u nuk e ka bërë këtë gjë, sepse afërmendsh në Shqipëri ne jemi një mbretëri e Altin Dumanit, dhe kanë vazhduar dhe kanë ngritur të gjithë akuzën kundër meje dhe ish-bashkëshortit tim në bazë të mesazheve. Dhe për kaq vite sa e kanë mbajtur telefonin, mua mesazhet m'u dhanë para dy javësh.
Përveçse telefoni është i paligjshëm i sekuestruar, por edhe në zbërthimin e tyre ka ndodhur që në mesazhet e mia me ish-bashkëshortin tim Ilir Meta kam zero komunikime për kushëririn tim Adrian Shatku dhe kam pafund komunikime me ish-kryeministrin e asaj kohe, kryeministrin e asaj kohe Edi Rama. Ku përveç kësaj, Edi Rama ka dhe dy firma për kushëririn tim Adrian Shatku.
Një në janar të 2014-ës dhe një në maj të 2015-ës. Dhe në këtë rast prokuroria duhet të kërkojë në mos të pandehur, pra të zëvendësojë Ilir Metën me Edi Ramën, duhet të kërkojë dëshmitar ose të kishte pyetur Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Edi Ramën si kryeministër që ka firmosur dhe Ëngjëll Agaçin si sekretarin e përgjithshëm të qeverisë që në bazë të ligjit të funksionimit të Këshillit të Ministrave duhet, ka përgatitur rendin e ditës për të cilën kanë pajisur me një VKM të 10 janarit të 2014-ës.
Këtu prokuroria në fakt u vu në pozitë të vështirë, gjë të cilën e vunë re dhe gazetarët. Tani po presim se çfarë do të ndodhi. Faleminderit dhe mirupafshim. Besoj se mjafton kaq.", shprehet Kryemadhi./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se me 14 korrik, do të zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare në Bruksel, ku ...
Foto ilustruse Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtar...
Enea Karakaçi PUKË- Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, ju nënshtr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas veprimit skandaloz të lajmëruar ditën e djeshme&nbs...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta holandeze “De Volkskrant” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej rreth d...
Gazment Bardhi STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëri i qytetarëve që ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës ...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qy...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur d...