LIVE UPDATES
Politike

"Uji s'është mjet ndëshkimi për më të pamundurit"/ PD: Të rikthehet menjëherë furnizimi me ujë për qytetarin në nevojë, Arben Kalemaj

Vangjeli akuzon institucionet për mungesë ndjeshmërie sociale, duke theksuar se Kalemaj, i cili përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe jeton me një asistencë minimale ekonomike, ka mbetur pa ujë edhe pasi ka shlyer detyrimet e prapambetura.

10 Korrik 2026, 12:04 Nga E. D
"Uji s'është mjet ndëshkimi për më të
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Arben Kalemaj. Me anë të një deklarate për shtyp, Vangjeli ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të furnizimit me ujë për qytetarin. Ajo thekson se uji është një e drejtë themelore dhe nuk duhet të përdoret si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve në vështirësi ekonomike.

Vangjeli akuzon institucionet për mungesë ndjeshmërie sociale, duke theksuar se Kalemaj, i cili përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe jeton me një asistencë minimale ekonomike, ka mbetur pa ujë edhe pasi ka shlyer detyrimet e prapambetura. Ajo i bën thirrje UKT-së të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e situatës.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Të rikthehet menjëherë furnizimi me ujë për qytetarin Arben Kalemaj. Uji është e drejtë themelore, jo mjet ndëshkimi për më të pamundurit. Partia Demokratike denoncon mungesën e ndjeshmërisë sociale të institucioneve publike dhe mënyrën me të cilën trajtohen qytetarët më në nevojë.

Qytetari Arben Kalemaj, i diagnostikuar me sëmundje të rënda, përfshirë STEMI lateral, dhe me probleme të tjera shëndetësore, jeton vetëm me rreth 50 euro asistencë ekonomike në muaj. Pavarësisht kësaj gjendjeje tepër të rëndë, ai është përballur me ndërprerjen e furnizimit me ujë për shkak të vonesës në pagesën e faturave të dy muajve.

Pasi ka shlyer detyrimet financiare, zoti Kalemaj ka kërkuar zyrtarisht rilidhjen e ujit në banesë. Edhe pse, sipas tij, drejtuesi i UKT-së i ka konfirmuar se furnizimi do të rikthehej brenda pak ditësh, kjo ende nuk ka ndodhur.

Nëse është kështu, kemi të bëjmë me një rast të papranueshëm të neglizhencës institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë ndaj një qytetari që jeton në kushte të rënda shëndetësore dhe ekonomike. Asnjë shtet që pretendon të mbrojë dinjitetin njerëzor nuk mund të lërë pa ujë një familje që lufton çdo ditë me sëmundjen dhe varfërinë.

Uji nuk është luks. Uji është një e drejtë themelore dhe një domosdoshmëri jetike. Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për rikthimin e furnizimit me ujë në banesën e zotit Kalemaj.

Një qeveri matet nga mënyra se si trajton më të dobëtit, jo më të fortët. Partia Demokratike mbetet e angazhuar për ndërtimin e politikave që vendosin në qendër njeriun, mbrojnë familjet në nevojë dhe garantojnë që shërbimet jetike të mos përdoren kurrë si instrument ndëshkimi ndaj qytetarëve që jetojnë në varfëri dhe përballen me sëmundje të rënda./Dosja.al

"Uji s'është mjet ndëshkimi për më të"Uji s'është mjet ndëshkimi për më të

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro