LIVE UPDATES
Politike

VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen e fushatës, "TemA": Kënga, një pocaqi, atentat për shijet e holla

Një marrëdhënie simbiotike e çuditshme që ka interesin politik në radhë të parë, por sigurisht që përfshin pak më shumë njerëz dhe çështje se dyshja Rama-Veliaj. 

12 Prill 2023, 11:49 Nga f.g
VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen
Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANE- Këtë herë, e ka radhën lopata. Edi Rama, kryeministri i shqiptarëve paradite dhe kryetari i Partisë Socialiste pasdite, hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Një betejë pa kundërshtarë tha ai, ndërsa ajo që dje më shumë u dyshua ishte fakti se në PS, kundërshtari më i fortë ndoshta është brenda ekipit. 

Interpretimi në media dhe publik për fushatën e PS u pa disi më i zbehtë. Pavarësisht shfaqjes dhe kërcimit me tallava në Farkë, shkëlqimit të batutave këtë herë ia zurën vendin thagmat reciproke. 

E nisi vetë Rama, duke e quajtur Veliajn një njeri të lindur me këmishë. "Do e nisim sot me 61 pemë për bashkinë e Tiranë dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë. Nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë vetë për fushatë, por e duan edhe ata që i japin kandidatin më të lodhur përballë,"-tha Edi Rama. 

Batutat që më shumë ishin ngacmime për të parë reagimin e Veliajt, pasuan në festën e socialistëve në Farkë. As dy orë nuk kishin kaluar nga premtimi për një fushatë pa ndotje akustike dhe shpenzime të panevojshme, kur të dy, Rama e Veliaj udhëhoqën turmën e militantëve. Por edhe këtu, Rama e kishte një koment: 

“Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?”-tha Rama.

Por sërish, Veliaj, e përtypi ngacmimin dhe ia ktheu duke thënë nëpër sëkëlldi: “T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar” . U pa sërish një skenë e ngjashme me atë të një çifti që në publik janë "kartolina perfekte". Rama këmbënguli: “Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por pasi të ikni nga këtu dhe të dëgjoni fjalimin do shkoni në shtëpi dhe do thonë : “Kemi pirë birrë, kemi ngrënë qofte…” 

Një marrëdhënie simbiotike e çuditshme që ka interesin politik në radhë të parë, por sigurisht që përfshin pak më shumë njerëz dhe çështje se dyshja Rama-Veliaj. 

Dosja vëzhgoi mediat kryesore që pranë Partisë Socialiste ndër vite. Gazeta TemA ka goditur sot me një artikull ku analizon këngën e fushatës së PS dhe ngre shqetësimin sesi kryesocialisti, një njeri "sqimatar", nuk u shqetësua nga një material që sipas gazetës është pocaqi dhe atentat për shijet e holla muzikore. Edhe mbulimi mediatik për hapjen e fushatës është i rezervuar.

Shkrimi i Gazeta TemA: "Pas disa vitesh, që nga 2009-ta, PS rikthehet me një këngë në fushatë. Por ajo çfarë u dëgjua në hapje të fushatës mbrëmjen e së martës në Farkë të Tiranës, aty ku u zhvendos festa e pushtetmbajtësve prej 10 vitesh, duket se ishte një zhgënjim, sidomos për pjesën sqimtare të shoqërisë, të votuesve, meqë është në thelb një këngë elektorale. Si linja muzikore e si teksti, ishin një tallava e rëndomtë, deri në atë nivel sa ngre një pikëpyetje të madhe se si e ka pranuar kryesqimtari Rama, një njeri që nuk bën kompromis në çështjet e estetikës.

“Ça po meno,

hajde festo

është kënga ime,

është kënga jonë,

ku është shoqnia,

ku është dashnia,

Është Shqipëria!

Ne ecim para,

vetëm përpara

ne ecim para,

nuk e kthejmë jo kokën mbrapa“, thuhet në tekst.

Se kush është autori dhe këngëtarët, nuk dihen. Krahasimisht me të parën këngë elektorale, atë “Tirona jonë” nga West Side Family në fushatën e lokaleve të vitit 2003, kjo e 2023-shit ishte një pocaqi e vërtetë. Gjithsesi, do e tregojë koha nëse do ketë sukses apo jo. Sukses do të thotë kur ngjit e mbetet te publiku si motiv i pashqitshëm. Gjasat janë që jo, të paktën për veshin e kultivuar, për ndenjat e holla, ndaj të cilave ishte një atentat.

VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen

Shqiptarja.com, ndërkohë nuk ka "nuhatur" ose vënë në dukje një problem në shprehjen publike të Ramës. Mbulimi mediatik për ngjarjen është aq i pasur ku shihet se një hapësirë i është dhënë edhe tekstit të këngës, ku spikasin rreshtat "Ku është shoqnia, ku është dashnia, është Shqipëria". 

VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen

VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen

Ndërkohë që "ABC News" që kohët e fundit po shënjestrohet si media e re pro qeverisë, në faqen zyrtare ka zgjedhur që të pasqyrojë më shumë fjalën e Veliajt sesa atë të Ramës. Thumbat, ironitë, kënga e fushatës apo festa në Farkë, nuk janë fare pjesë e mbulimit. Në vend të tyre, ABC ka sjellë fjalën e plotë të Veliajt në Farkë, apo kompozimin e "PS hap fushatën pa dasëm". https://abcnews.al/kategoria/politike/

 

VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen

Albanian Post, portali në pronësi të gazetarit Baton Haxhiu, i njohur për miqësinë e tij me Ramën, ka raportuar vetëm një pjesë të fjalës së kryesocialistit nga hapja e fushatës ndërsa Veliaj nuk shihet askund.VËZHGIMI/ Betejë Rama-Veliaj? Si e lexuan mediat pranë PS hapjen

Sot, një editorial në po të njëjtin portal me titullin "Pas 10 vjetësh, të majtë si të majtët?" hedh një tezë të re, se Rama i 2023, do të jetë më pak arrogant dhe më pranë vlerave evropiane të socialistëve, ndërsa njësoj si në "Shqiptarja.com, apo ABC News, flitet për një transformim të PS në një parti të gjelbër që mbjell pemë dhe kujdeset për njerëzit. "Synimi i shpallur tashmë për ngritjen e pagës mesatare në 900 euro dhe asaj minimale në 60 mijë lekë për vitin 2024, forcimi i rrjetit të shërbimeve sociale (shëndetësi, shkolla dhe kopshte), në të gjithë vendin, ftesa për të kuptuar pakënaqësitë e popullsisë, thirrja ndaj sipërmarrësve privatë për t’i dhënë dinjitet kapitalit njerëzor, aspirata për të qenë një vend i gjelbër eksportues energjie e zbriti nga Olimpi i arrogancës së pushtetit socialist në këto vite duke e sjellë atë në kontakt me traditën politike të partive socialiste evropiane. Dhe kjo duket se është realisht risia politike e kësaj fushate elektorale. Do të bëhet PS-ja vërtetë një parti e majtë e gjelbër? Pemët e Ramës, të mbjella sot, janë një bast për të ardhmen. Votuesit që do e besojnë do të jenë në pritje të fryteve."-thuhet në artikullin e AP.

Njësoj të distancuara shihen edhe Lexo.al apo JavaNews.al, duke konfirmuar se ujërat në PS janë të turbullta. Klanet janë plotësuar, rreshtimet janë mbyllur dhe beteja me gjasë nuk është larg.../Dosja.al

fushata 2023 erion veliaj edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime