LIVE UPDATES
Politike

Premtimi për 1 mln pemë, PD pyet Veliajn, Kalaja: Ku janë mbjellë?

Në një deklaratë nga selia blu, Kalaja ka deklaruar se sipas llogaritjeve Veliaj duhej të mbillte 342 pemë në ditë për të plotësuar 1 milion pemë në 8 vite.

12 Prill 2023, 11:45 Nga I.A
Premtimi për 1 mln pemë, PD pyet Veliajn, Kalaja: Ku janë
Adriana kalaja

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja i ka drejtuar disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me deklaratën e tij disa kohë më parë se në Tiranë gjatë 8 viteve të tij janë mbjellë 1 milion pemë. Në një deklaratë nga selia blu, Kalaja ka deklaruar se sipas llogaritjeve Veliaj duhej të mbillte 342 pemë në ditë për të plotësuar 1 milion pemë në 8 vite. Kalaja theksoi se janë duke përgatitur një kallëzim penal për këtë rast, duke shtuar se kjo është një tjetër rast vjedhje nga Veliaj.

Për 1 milion pemët e mbjella nga Veliaj në Tiranë, e kanë komentuar dhe aktivistë e gazetarë të shumtë. Duke filluar nga gazetari Gjergji Erebara deri te avokati Adriatik Lapaj, të shumta ishin reagimet se Tirana nuk ka hapësirën e nevojshme për të mbjellë 1 milion pemë. 

Deklarata e plotë:

Më datë 26 mars Kryetari i Bashkisë Tiranë, deklaroi se mbolli pemën e 1 miliontë në territorin e Tiranës. Edhe sipas faqes zyrtare të Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë mbjellë 1 milion pemë në territorin e Tiranës. Këtë refren mashtrimi dhe propagande vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë. Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Veliaj do kishte filluar të mbillte pemë, atij do ti duhej të mbillte 342 pemë në ditë. : 1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë. Për këtë arsye, përveç faktit se po përgatisim një kallëzim penal ndaj Veliajt dhe mashtrusve të tjerë rreth tij, ne i jemi drejtuar me një shkresë Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:

1.      Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?

2.      Sa është sasia e fidaneve të mbjella nga shtator 2015 e vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?

3.      Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?

4.      Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilat janë hapat e marrë nga ju për zëvëndësimin e pemëve të prera?

5.      Cila është mënyra e prokuriomit të pemëve dekorative të mbjellë në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?

Nga investigimi i rastit në fjalë, pa hyrë në arsyetimin e ekspertëve të fushës, se nuk del sipërfaqja e Tiranës për këtë sasi pemësh, na rezulton se jo vetëm nuk janë mbjellë 1 milion pemë por me vendim të Këshillit Bashkiak është hequr sipërfaqja prej 1,442 m2 nga fondi pyjor publik, e shtrirë në ngastrën pyjore 43/a, të ekonomisë pyjore Krrabë-Gurrë, në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Sipas VKB-së Nr. 138, datë 23.12.2022, ngarkohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për zbatimin e këtij vendimi, por nuk na sqaruohet se:

1.      Pse kjo sipërfaqe e konsiderueshme hiqet nga fondi pyjor publik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe sa pemë përfshin kjo sipërfaqe?

2.      Kujt i kalon në pronësi ky fond pyjor dhe kush do jetë destinacioni i mëtejshëm i tij?

3.      Cilat janë arsyet e këtij vendimi dhe sa vendime janë marrë me të njëjtin objekt?

Nëse bën një kontroll të thelluar të vendimeve të Këshillit Bashkiak me këtë objekt, gjen me qindra të tilla që lidhen me pronën publike dhe me këtë rast. I bëjmë thirrje SPAK-ut të vrasë frikën ndaj Kryebashkiaut të Tiranës e të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar. Faktet dhe veprat penale janë aty. Mjafton që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe që paguhen mjaftueshëm.

erion veliaj adriana kalaja

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara