13 Maj 2023, 07:43
Nga A.B
Tirana
Forcat politike mbyllën në Shqipëri fushatën zgjedhore për pushtetin vendor pas 30 ditë tubime të ngjeshura, ku ranë më shumë në sy protagonizmi i kryetarëve partiakë dhe sulmet e ndërsjella mes tyre.
Partia Socialiste zhvilloi tubimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se projektet e zhvillimit turistik dhe ekonomik kanë nevojë për mbështetje me vota në pushtetin vendor.
“Bëhet fjalë për të ardhmen dhe një potencial të jashtëzakonshëm, dhe nevojitet më shumë punë dhe energji, që ta vëmë në shërbim të komunitetit. Ne iu themi të gjithëve që të votojnë për kandidatët tanë, se ata punojnë për të ardhmen”, tha zoti Rama.
Partia Demokratike e mbylli fushatën me një tubim në kryeqytet. Kryetari i saj, Enkelejd Alibeaj, tha se Partia Demokratike ka kaluar vitin e fundit periudhën më të vështirë të saj si dhe një fushatë plot pengesa nga makineria shtetërore e kryeministrit Rama, nga ish kryeministri Sali Berisha, person i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, si dhe nga ish presidenti Ilir Meta.
“Trekëndëshi i së keqes u mundua me të gjitha mjetet, mediatike, financiare dhe kriminale për të ndaluar në rrugën e saj Partinë Demokratike, por ne nuk u stepëm aspak dhe nuk u dekurajuam për asnjë moment”, tha zoti Alibeaj.
Ai shprehu optimist se pjesëmarrja e masive e qytetarëve në votimet e së dielës do të fuqizojnë alternativën e djathtë, Partinë Demokratike në të ardhmen e afërt, si dhe do të ndëshkojë korrupsionin qeveritar.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” zhvilloi po ashtu një tubim përmbyllës në kryeqytet. Kryetari i Partisë së Lirisë, pjesëtare e koalicionit, Ilir Meta, deklaroi se me zgjedhjet vendore e 14 majit do të ndahet nga një regjim monist dhe i korruptuar i kryeministrit Rama.
“Rama u përpoq të rrotullonte fushatën rreth emrit të tij dhe u përpoq të shmangte llogaridhënien. Rama është kryeministri më i dështuar, dhe ka qenë edhe basketbollist i dështuar”, tha zoti Meta.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” po bën thirrje qytetarëve të reflektojnë për gjendjen ekonomike, me çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata të borxheve nëpër shitore.
“Rama u tall me qytetarët gjatë fushatës, zbrazi sharje ndaj kundërshtarëve. Mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave”, tha ish kryeministri Berisha.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me përgjegjësi dhe të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në pushtetin vendor, pasi kanë dëgjuar prej disa javësh propozime dhe platforma nga më të ndryshmet.
“Vota juaj është thelbësorja. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni. Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës”, iu drejtua zoti Begaj qytetarëve me një mesazh publik.
Ambasada e SHBA-ve shpërndau përmes faqes së saj të internetit një deklaratë, ku u bëri thirrje partive politike dhe institucioneve të zbatojnë ligjin shqiptar dhe standaret ndërkombëtare gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.
“Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Të dielën Shqipëria voton për kryetarët dhe këshillat e 61 bashkive të vendit. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan pothuaj gjithë bashkitë e vendit./Marre nga VOA
fushata 2023
Politike
13 Maj 2023, 07:34
A.B
Vote
TIRANË- Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive...
Politike
12 Maj 2023, 23:32
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë dhe mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore për vendoret e 14 majit. Në rrjeet e...
Politike
12 Maj 2023, 23:16
k.m.
Pamje nga emisioni
Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetare...
Politike
12 Maj 2023, 22:25
Ismail Uka: Këta janë stafi elektoral nga Tirana. Kemi dhe pamje të tjera filmike. Zgjedhjet në Dibër do të bëhen të l...
Politike
12 Maj 2023, 21:26
k.m.
Pamje nga Dibra
DIBËR- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të...
Politike
12 Maj 2023, 21:15
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Partia Demokratike, dega Shkodër, i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ishte s...
Politike
12 Maj 2023, 21:08
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë p&e...
Politike
12 Maj 2023, 20:58
F.M
Arlind Qori
TIRANË- 'Lëvizja Bashkë' është përballur me shkëputje të energjisë elektrike. Në mitingun p&e...
Politike
12 Maj 2023, 20:56
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin elektoral përmbyllës t&eu...
Politike
12 Maj 2023, 20:53
F.M
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dhe patronazhistët për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm ...