12 Maj 2023, 23:16
Nga k.m.
Pamje nga emisioni
Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi me një sanitare shkolle e cila vihej nën presion sepse kishte marrë pjesë në një miting të opozitës. Kryetarja në fillim e mohoi të ketë bërë një bisedë të tillë me sanitaren, më pas e pranoi dhe në fund kërkoi edhe falje. Pasi nuk arriti ta mbyllte këtë skandal, kryetarja Bufi, provoi në një formë tjetër, por përpjekja e saj nuk funksionoi dhe natyrisht audiopërgjimi u publikua.
Në redaksinë e ‘Piranjat’ mbërriti një tjetër audio. Sërish në zyrën e zonjës Bufi, këtë radhë nga një qytetar me emrin Gazmend Borgji. Nga sa dëgjohet në bisedë, flitet për disa nevoja që qytetari ka patur, dhe mesa duket kryetarja ia ka kryer. Në një moment, qytetari mesa duket nuk e duron më gjithë këtë presion të kryetares, dhe përpara problemeve që mund ti krijohen, vendos dinjitetin. Këtu hyn në skenë një njohje e vjetër e emisionit ‘Piranjat’, kryeinspektorja e IVMT Zegjine Çaushi, e cila kishte dërguar në prokurori të dy fshatarëve që do hidhnin çakull në rrugën e prishur.
Pas gjithë këtij debati ‘teknik’, biseda rikthehet serish tek kërcënimet. Në një moment, qytetari duket se merr zemer dhe permend një premtim të pambajtur, që duket se nuk i intereson shumë kryetares e cila nis një tjetër valë sulmesh ndaj tij. Në fund të bisedës, pasi e ka vënë në presion, kryetarja i bën edhe paralajmerimet e fundit qytetarit. Në dalje qytetari përpiqet të ironizojë, por drejtoreshe Zegjineja e cila e shoqeron, ia rikujton situatën dhe i jep këshillat e fundit.
Shkaku i gjithë këtij debati që ka nervozuar kryetaren, është kjo banesë ende e papërfunduar e cila duket se u premtua që do të përfundohet nga bashkia, por vazhdon prej dy vitesh të jetë pezull. Pavarësisht se si është e vërteta për këtë banesë, pavarësisht nëse Gazmendi ka shkelur ose jo ligjin me ndërtimin e shtepisë, Bufi shmanget dhe largohet duke mos dhënë asnjë shpjegim për presionet e bëra.
majlinda bufi emisioni piranjat
Politike
12 Maj 2023, 22:25
Ismail Uka: Këta janë stafi elektoral nga Tirana. Kemi dhe pamje të tjera filmike. Zgjedhjet në Dibër do të bëhen të l...
Politike
12 Maj 2023, 21:26
k.m.
Pamje nga Dibra
DIBËR- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të...
Politike
12 Maj 2023, 21:15
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Partia Demokratike, dega Shkodër, i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ishte s...
Politike
12 Maj 2023, 21:08
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë p&e...
Politike
12 Maj 2023, 20:58
F.M
Arlind Qori
TIRANË- 'Lëvizja Bashkë' është përballur me shkëputje të energjisë elektrike. Në mitingun p&e...
Politike
12 Maj 2023, 20:56
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin elektoral përmbyllës t&eu...
Politike
12 Maj 2023, 20:53
F.M
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dhe patronazhistët për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm ...
Politike
12 Maj 2023, 20:45
F.M
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti që kryeson dhe listën e kandidatëve për këshilla bashkiakë në Tiran&e...
Politike
12 Maj 2023, 20:45
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi k...
Politike
12 Maj 2023, 20:40
k.m.
f
Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë...