Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se audio është dëgjuar me ngadalësim nga stafi drejtues i SPAK dhe GJKKO përpara se të bënin sqarimin se fjala "ndyrësirë" nuk është përdorur nga prokurori Dado gjatë seancës gjyqësore.
TIRANË - Është publikuar audio e dialogut Veliaj-Dado gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Posaçme, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes së tij, dhe 6 biznesmenëve të tjerë.
Në audion e publikuar nga gazeta Tema, dëgjohet se prokurori Dado është përplasur vërtetë verbalisht me Veliajn, por fjala "ndyrësirë" nuk ekziston, ashtu siç pretendoi Veliaj në dialogun e publikuar këtë të hënë nga qelia.
Përplasja e Dados me Veliajn ka vijuar deri në momentin kur prokurori Bano ka tërhequr vëmendjen dhe biseda është ndërprerë.
Pjesë nga dialogu:
Veliaj: Aty ku ndërtoi vetëm ai që ka pronat...
Olsi Dado: E di se ku shkon ky merret me mua ky!
Veliaj: Duhet të shpjegohet si funksionon...Pra lejen nuk e merr organizata...
Olsi Dado:S’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu! Thua banesën e prokurorit këtu. Ça është ky kërcënim është ky! Është kërcënim ky, tregon banesën?
Bano: Prokuror, prokuror..
Audio e disponueshme mund ta degjoni vetë siç e ka shpërndarë Veliaj:
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se audio është dëgjuar me ngadalësim nga stafi drejtues i SPAK dhe GJKKO përpara se të bënin sqarimin se fjala "ndyrësirë" nuk është përdorur nga prokurori Dado gjatë seancës gjyqësore.
Gjykata e Posaçme në reagimin zyrtar hodhi poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore. GJKKO tha se varianti i bisedës së publikuar nga Veliaj sot në Facebook nuk është i vërtetë, pasi verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të kryebashkiakut Veliaj, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
Pas Gjykatës së Posaçme, edhe SPAK hodhi poshtë pretendimet e kryebashkiakut për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore. Prokuroria e Posaçme publikoi faqen 292 të procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së, ku shihet se fjala "Ndyrësirë" nuk është përdorur nga prokurori Ols Dado, ashtu siç pretendoi Veliaj.
Veliaj, Dado TIRANË - Gazetari Bledian Koka, ka komentuar akuzat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt prokurorit Olsi Dado, i cili përmes një do...
TIRANË- I burgosur prej 14 ditësh me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën trad...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tymin e zi që po dilte nga tarraca e godin&e...
Klotilda Bushka TIRANË- Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në P...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar këtë të hën&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka dhënë së fundmi në intervistë për median greke "Tovima", ku ka folur për...
Takimi DURRËS - Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me b...
Tymi te Bashkia TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tymin e zi q...
Klotilda Bushka TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka dalë në orën 16:00 nga ambientet e SPA...
foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një deklarate u shpreh se është i gatsh&e...