23 Shkurt 2025, 17:14
Nga M.B
Edi Rama dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan
TIRANA- Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar disa marrëveshje sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes rrjeteve sociale se marrëveshjet u nënshkruan në ambientet e Pallatit të Brigadave. Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit janë:
-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
"Pallati i Brigadave – Shkëmbimi i projekteve të përfshira në kornizën e përbashkët midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së lidhur për Projektin e Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd", shkruan Rama në postim.
edi rama dhe mohamed bin zayed al nahyan
Politike
23 Shkurt 2025, 16:25
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursi...
Politike
23 Shkurt 2025, 16:14
M.B
Foto nga ceremonia
TIRANA- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është pritur me ceremoni shtetë...
Politike
23 Shkurt 2025, 15:52
M.B
Edi Rama dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan
TIRANA- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Shq...
Politike
23 Shkurt 2025, 14:11
B.Z
Dashnor Sula
ITALI - Përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një ditë më parë takim me emigrantët shqipta...
Politike
23 Shkurt 2025, 13:38
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorit të SPAK, Olsi Dado....
Politike
23 Shkurt 2025, 13:06
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar të tjera shkelje, këtë herë në bashkinë e Durrësit. Zëd...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:37
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale përmes rubrikës "Sy m'sy" është py...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:33
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale me komentuesit, është pyetur edhe në lid...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:22
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës "S...
Politike
23 Shkurt 2025, 11:12
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit, aty...