LIVE UPDATES
Politike

Kosova dhe masat e BE-së/ Analiza: Një ngërç me pasoja të zgjatura

Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian.

23 Shkurt 2025, 16:25 Nga M.B
Kosova dhe masat e BE-së/ Analiza: Një ngërç me pasoja
Foto ilustruese

KOSOVA- Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.

Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i bllokut tha se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse Qeveria e vendit ka ndonjë sinjal se kur do të hiqen masat e BE-së. Ngjashëm, nuk u përgjigj as sa llogaritet të jenë humbjet nga to. BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit - zonë e banuar me shumicë serbe.

Pavarësisht masave, Kurti nuk u zmbraps, hoqi nga përdorimi dinarin serb, mbylli shumicën e institucioneve të Serbisë dhe e mbrojti këtë politikë si shtrirje të autoritetit. Në disa raste, ai i cilësoi si të padrejta masat e BE-së, duke thënë se nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit.

BE-ja nuk bëri të ditur se cilat projekte konkretisht janë prekur nga pezullimi i fondeve për Kosovën. Por, burime të Radios Evropa e Lirë morën vesh se ato variojnë nga kultura deri tek infrastruktura dhe se vlera e tyre arrin deri në 100 milionë euro. Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës “Termokos”, konfirmon se një projekt i ndërmarrjes për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në kryeqytet, është pezulluar, për shkak të ngrirjes së një granti prej 17.6 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Këto mjete, thotë ai, ishin pjesë e programit IPA, që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në, por që në rastin e Kosovës është bllokuar.

“Sanksionet e BE-së e kanë dëmtuar në masë të madhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në këtë rast, fatkeqësisht, është dëmtuar edhe Ngrohtorja e Qytetit, e rrjedhimisht edhe qyteti i Prishtinës dhe qytetarët e tij”, thotë Osmani për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ai tregon se projekti në total kushton 65 milionë euro, se mbi 15 milionë euro do të garantohen nga Qeveria dhe Komuna e Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet përmes kredive. Osmani thotë se punimet është dashur të nisnin këtë vit, por se tani nuk është e sigurt. Ai, po ashtu, tregon se “Termokos”-i aktualisht mbulon mbi 25.000 familje në Prishtinë dhe se me projektin e ri, ky kapacitet do të dyfishohej dhe, rrjedhimisht, do të ulej konsumimi i energjisë elektrike dhe ndotja e ajrit.

“Projekti parasheh zgjerimin në objekte shumëkatëshe. Pra, zgjerim masiv në Prishtinën e re, pjesa e Kalabrisë, pjesa e Mëhallës së Muhaxherëve, një pjesë e Arbërisë... Prishtina, praktikisht, do të përmbyllej sa i përket ngrohjes, në momentin që të finalizohet projekti”, thotë Osmani.

Nga dita kur do të nisë ky projekt, do të duhen tre vjet për t’u përfunduar, thekson ai. E, për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nuk ka as edhe një afat formal, thotë Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së në Bruksel. Kjo, për faktin se ato nuk janë sanksione klasike me afat të caktuar kohor, sipas tij.

“Këto masa janë një hibrid në ndërmarrjen e BE-së, sepse për to nuk ka pasur një vendim të prerë formal, i cili do të shfuqizohej. Pra, nuk janë sanksione klasike. Janë masa që janë ndërmarrë nga institucionet e BE-së, duke u bazuar në një deklaratë politike, e që tash nuk ka pajtim nga të gjitha vendet anëtare që ato të hiqen”, thotë Palokaj.

Ai shton se diskutimet për to mbahen me dyer të mbyllura, por se nga burimet diplomatike ka marrë vesh se kundër heqjes së masave janë vende si: Franca, Italia, Sllovakia dhe Hungaria. Ato duan që heqja e tyre të kushtëzohet dhe të bëhet gradualisht. Palokaj kujton se vendimet në BE merren me konsensusin e të 27 vendeve anëtare dhe thotë se Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm diplomatik për të negociuar heqjen e masave.

“Ato janë masa për projekte që i financon BE-ja - pra, janë financime të njëanshme, që nuk janë pjesë e marrëveshjeve formale me Kosovën. BE-ja i jep si grante për projekte, por edhe mund t’i ndalë vetë. Menaxhimi i tyre bëhet nga BE-ja dhe përfituesi nuk ka mekanizma për ta detyruar atë që t’i japë ato mjete”, thotë Palokaj.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se Kosova ka mënyra për ta bindur BE-në që t’i heqë masat dhe numëron disa prej tyre:

“Kosova duhet të merret me procesin e agjendës evropiane. Duhet të krijojë një udhërrëfyes të veprimeve në veri, derisa të vijë në situatën që serbët të kthehen në institucione, të mbahen zgjedhjet e lira atje dhe të fillojë procesi i normalitetit. Ky besoj se është kushti që po e pret BE-ja”.

Rashiti thotë se masat ndëshkuese nuk kanë pasur ndikim në sjelljen e institucioneve të Kosovës dhe i quan “fatkeqësi” me pasoja afatgjate.

“E para, masat e kanë larguar më shumë Kosovën nga proceset integruese, kanë vendosur barriera shtesë, kanë ulur besimin skajshmërisht dhe u kanë dhënë argumente shumë zyrtarëve dhe burokratëve evropianë, të cilët mezi kanë pritur që të kenë diçka për të mos e vendosur agjendën e Kosovës në binarë pozitivë. Ky është dëmi më i madh. Pastaj, vjen edhe çështja e ndaljes së projekteve, investimeve, programeve e kështu me radhë”, thotë Rashiti.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidate për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për t’iu bashkuar bllokut 27-anëtarësh qysh në dhjetor të vitit 2022, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht kësaj situate, Palokaj thotë se nuk sheh ndonjë rrezik për rritjen e euroskepticizmit në Kosovë, ndaj BE-ja, sipas tij, ndihet tejet komode me veprimet e veta.

“Kosova ka qenë e diskriminuar në shumë fusha të tjera dhe kjo nuk ka ndikuar që të ulet mbështetja e kosovarëve për Bashkimin Evropian. Kosova është mbajtur pa liberalizim vizash me vite dhe mbështetja për BE-në në vend ka qenë më e madhja në rajon dhe Evropë. Masat ndëshkuese krijojnë dëshpërim me BE-në, por nuk shndërrohen në euroskepticizëm apo në kundërshtim të BE-së nga ana e qytetarëve”, thotë Palokaj.

Këtë bindje e mbështet edhe një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan, me seli në Uashington, i kryer në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar. Sipas rezultateve të këtij studimi, 87% e të anketuarve në Kosovë duan që vendi i tyre të ndjekë kursin pro Bashkimit Evropian dhe properëndimor, për dallim prej Serbisë, ku vetëm 10% e të anketuarve kanë dhënë përgjigje të njëjtë. Rashiti, megjithatë, paralajmëron se nëse masat ndëshkuese të BE-së vazhdojnë edhe për një kohë, ato do të ndikojnë keq në marrëdhëniet afatgjate të Kosovës me BE-në, sidomos tash kur zhvillimet politike në botë ndryshojnë nga dita në ditë.

“Në këto ditë që flasim, nuk e di se sa kohë do të kenë [shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja] Kallas dhe [presidentja e Komisionit Evropian, Ursula] von der Leyen të merren me Ballkanin Perëndimor, apo në mënyrë specifike me Kosovën. Hapësira është duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë. Shtresat e vështirësive janë duke u rritur më shumë dhe ato janë jashtë kontrollit të Kosovës, por Kosova i ka disa elemente në duar dhe duhet të mobilizohet shpejt për të dalë nga kjo kthetër”, thotë Rashiti.

Këtë javë, Parlamenti Evropian ka kërkuar edhe një herë nga BE-ja që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se “ato janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”.

Po këtë javë, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka kujtuar se për heqjen e masave, duhet konsensusi i të 27 shteteve të BE-së, dhe ka thënë se diskutimet për këtë çështje janë në proces e sipër. Se kur dhe si do të mund të përfundojnë ato bisedime, është e paqartë, siç ndodh shpesh kur në pyetje janë politikat e BE-së./ REL

kosova be

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë