Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
OMONIA shprehet se ajo që bëri Rama janë lojëra fjlaësh me nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek. OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.
TIRANË- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Devoll. Rama videon do t'ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.
“Unë greqisht nuk di, por di këto kala. Do bëjmë një video selfie që do ia çojmë qirje Kyriakos në Athinë, por do e bëjmë me kryetrarin e bashkisë se unë s’di ta bëj këtë”, tha Rama.
Pas kësaj video të kryeministrit Rama, OMONIA ka reaguar ashpër duke dënuar fjalët e kryeministrit. OMONIA shprehet se ajo që bëri Rama janë lojëra fjlaësh me nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek. OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.
"Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton", thuhet në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTË:
Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!! Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.
Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik. Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.
Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës. Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit. Teksa fliste në Kuvend, Berisha tha se Edi Rama ndryshe nga i...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja Evis Kushi i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila nxorri medalje...
Ervin Salinji TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike Ervin Salianji ka lexuar mesazhin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të A...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend në përgjigje të min...
Yuri Kim TIRANË- Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se kundërshtarët e reformës në Drejtësi, po i...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me sulmet kibernetike në Shqip&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti që n...
Edmond Spaho TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj ka sjellë replika të shumta në Kuvend. Shehaj akuzoi qeverinë se n&e...
Taulant Balla TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit ku denoncoi mazhorancën që sipas tij pas akuzave ...
Agron Shehaj dhe Edi Rama TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka denoncuar bllokimin e biznesit të tij. Në një pos...