LIVE UPDATES
Politike

"Shpërthimi" i Kim për gjyqtarët, VOA: Kushtetuesja s'i ka shpëtuar trysnisë politike, ka pasur tensione

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha deklaroi se as ky institucion nuk i ka shpëtuar trysnisë politike.

20 Tetor 2022, 18:36 Nga DOSJA
"Shpërthimi" i Kim për gjyqtarët, VOA: Kushtetuesja
Yuri Kim

TIRANË- Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se kundërshtarët e reformës në Drejtësi, po i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta penguar atë dhe rezultatet e arritura. Ambasadorja Kim i bëri këto komente në ceremoninë e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Fjala e saj dukej se i drejtohej më së shumti njerëzve të politikës, kur u shpreh se koha e telefonatave, dhuratave e kërcënimeve ka marrë fund. “Ju i shijuat privilegjet tuaja, ju e shijuat imunitetin tuaj, i mbushët xhepat tuaj, i mbushët xhepat e fëmijëve tuaj, të miqve tuaj! Ndalni, ka marrë fund! Koha juaj ka marrë fund!”, deklaroi ambasadorja Kim. Ambasadorja amerikane pati dhe një thirrje drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve. “Mjaft iu përgjigjët atyre telefonatave. Mjaft pranuat dhurata. Mjaft u frikësuat nga ato kërcënime. Lërini shqiptarët të marrin frymë. Lërini të jenë të lirë”, theksoi zonja Kim.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha deklaroi se as ky institucion nuk i ka shpëtuar trysnisë politike. “Duke qenë se vendimet e kësaj Gjykate, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjet politike të organeve të pushtetit si dhe në përcaktimin e mënyrës se si ato nuk duhet të veprojnë në raport me njëra tjetrën, jo në pak raste tensionet e mëdha politike e shoqërore janë zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese, jo rrallë herë retorika publike ka tentuar të përfshijë Gjykatën në debate me ngjyrime politike, nën petkun e diskurseve juridike, për të paragjykuar vendimmarrjen, apo për të ndërhyrë në pavarësinë e saj”, u shpreh zonja Tusha, duke shtuar se megjithatë “duke e transformuar debatin politik, në drejtësi kushtetuese, Gjykata ka kontribuar në zbutjen e përplasjeve apo ngërçeve institucionale”.

Edhe ambasadorja e Bashkimit europian, Christiane Hohmann, i mëshoi rëndësisë së Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të krijuara, duke e konsideruar reformën “një nga arritjet kryesore që i mundësoi Shqipërisë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit”.

Presidenti Bajram Begaj, citoi raportin e fundit të Komisionit europian për Shqipërinë, i cili “ka vlerësuar progresin në institucionet e reja të drejtësisë, por ka vënë në dukje edhe problematikat, që kanë cenuar eficensën e sistemit gjyqësor”. Sipas kreut të shtetit “pavarësia dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, për të mundësuar funksionalitet të plotë, aftësi vetë-rregulluese dhe për të mos lejuar asnjë cënim, nga asnjë degë e pushtetit”. Gjykata Kushtetues ishte institucioni i parë që ndjeu pasojat e forta të procesit të rivlerësimit. Për një kohë të gjatë ajo nuk mundi të ushtrojë funksionet, pasi shumica dërrmuese e anëtarëve të saj u lane jashtë sistemit ose dhanë dorëheqjen. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 8 nga 9 anëtarët që përbëjnë trupën e gjyqtarëve të saj.

yuri kim

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime