Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Ata që e rritën, u ngutën
15 Shkurt, 13:51
"Do i ja...
Politike
VIDEO/ Braho: Rama ka model Crax-in që vdiq në azil, hijen e Musolinit, do ketë fund negativ
Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.
5 Korrik 2022, 14:39Nga F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në New24 për të folur për ngjarjet e aktualitetit dhe aferën e inceneratorëve. Ai tha se afera e inceneratorëve është skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sipas tij, është pan-evropian mafioz, është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.
“Situata nuk është e mirë në Shqipëri aktualisht. Në qoftë se do jap një konsideratë me pranimin e Shqipërisë duhet të them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e njëpasnjëshme që ka zbuluar media, veëçanërisht me korrupsionin, shëprdorimet e mëdha ku janë përfshirë qeveritarë, ministra, drejtorë, them se këto e pengojnë afrimin e Shqipërisë në BE. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam socialist, 47 është numri i teserës sime që i takon qershorit të 1991, më vjen keq për këtë punë, por parashikimet janë të zymta. Ky është budallallëk, çfarë kompetence ka ai të çojë gazetarët në riedukim. Është bërë dhe gjykatës. Nuk ka asnjë kompetencë ai të çojë gazetarët për riedukim. Etikën e kanë thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirinë të pyesë, është një masë absurde. Nqs pronari me tërë mend do marrë masa ndaj gazetarit, është dhe ai i lidhur me Ramën,"- tha Braho.
Arrestimet e ish-ministrave, ish-deputetëve, faktet e reja për inceneratorët…
Kërkojnë një analizë të thellë. E para, dëgjoje dje zonjën Vasili me një grup paneli, nuk janë panelet që ndikojnë në zbulimin e këtyre, pengojnë. Aq më tepër ka dhe kakofoni, interpretime të gabuara të ligjit, edhe media duhet të jetë më e… përveç faktit që evidenton, nuk duhen komentet. Dëgjoja Kryemadhin, lëreni SPAK-un, do bëjë punën e tij, do hetojë, asnjë presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke për detyrë ta çosh, po nuk e çove do përgjigjesh ti për fshehje. Ky është skandal, ky i inceneratorëve, veçanërisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kanë marrë pjesë dhe një pjesë e oligarkëve në faturime të falsifikuara.
Ka ndodhur kjo ngjarje dhe në 2013 në Drejtorinë e përgjithshme të Tatim-Taksave. Atje ka ndodhur një skandal i madh i rimbursimit, është rimbursuar dhe djali i Sali Berishës. Ishte drejtoreshë Briseida Shehaj. U dënua vetëm një firmë kineze që kishte bërë ca rimbursime të paligjshme. I njëjti model është, e njëjta skemë e 2013. Rama ka dijeni për atë skemë, sepse është i njëjti mekanizëm. Atëherë e bënë tërë oligarkët e Berishës, këtë radhë janë përfshirë dhjetëra kompani të tjera. Hetimi do i nxjerrë, është skandal.
Dikush tha nga këta të PD, Rama duhet të japë dorëheqjen. Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’ që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in. Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithpushtetshëm.