5 Korrik 2022, 14:34
Nga F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho është shprehur se Pallati i Brigadave do të mund të kthehet në disko nëse vijohet me këto procedura. I ftuar në "News24", Braho tha se një godinë me një histori të tillë edhe mund të orivatizohet një ditë, nëse dikush e merr dhe investon në të.
"Pallati i Brigadave u ndërtua rreth viteve 35-40 dhe u konceptua si simboli i madhështisë së mbretërisë, të mbretit Zog në atë kohë, me fonde shtetërore e donacione të Italisë. Qe një vepër arkitektonike shumë e goditur, shumë e bukur. Ka një histori të asaj, sepse lidhet me periudhën e luftës. Atje qeveritë, në kohën e fashizmit, bënin mbledhjet. Madje në një mbledhje qeverie arriti të binte dhe një predhë topi e brigadave të partizanëve. Ky i jep me koncesion dhe pastaj përfundojnë në disko. Kam dyshim. Nëse e merr me qira apo me koncesion, ai kur të ketë bërë dhe disa investime, ka të drejtë edhe ta privatizojë. Më vjen keq që një vepër me vlera të përfundojë kështu. Të gjitha pritjet atje janë bërë. Ku do vejnë të futen pastaj? Në Surrel? Pastaj duhet të marrë leje nga koncesionari. Është një histori ende me të panjohura,"- tha Braho.
Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli. Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë.
spartak braho
Politike
5 Korrik 2022, 14:29
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Amnistia fiskale sipas ish-deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho do të bëjë të mundur fut...
Politike
5 Korrik 2022, 14:28
e.k
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfrytëzuar takimin me kryetarët e degëve të partisë p&e...
Politike
5 Korrik 2022, 14:25
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kërkuar që qeveria të publikojë listën e invest...
Politike
5 Korrik 2022, 14:21
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho nuk i kurseu deklaratat e forta kundrejt kryeministrit Edi Rama. Gjatë...
Politike
5 Korrik 2022, 14:19
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka deklaruar se aksi Kardhi-Delvinë është një skandal d...
Politike
5 Korrik 2022, 14:12
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialisre Spartak Braho ka bërë deklarata të forta në lidhje me kryeministrin ...
Politike
5 Korrik 2022, 13:19
A.B
Patenta
TIRANË- Patentat për drejtuesit e mjeteve të jenë 15-vjeçare. Kështu ka propozuar kryetari i Grupit Parlamentar i P...
Politike
5 Korrik 2022, 13:16
A.B
Olta Xhaçka dhe Lindita Nikolla
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë Kryetares s&eu...
Politike
5 Korrik 2022, 13:09
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e inceneratorëve ku 2 pensionist&eum...
Politike
5 Korrik 2022, 12:43
A.B
Anila Denaj dhe Dhurata Çupi
TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Pë...