Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në reagimin e djeshëm të SPAK thuhet se Veliaj në bashkëpunim me bashkëshorten e tij kanë vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, marrjen e përfitimeve të parregullta, nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, me qëllim pasurimin personal dhe familjar.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi akuzohet për kryerjen e disa veprave penale. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.
Në reagimin e djeshëm të SPAK thuhet se Veliaj në bashkëpunim me bashkëshorten e tij kanë vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, marrjen e përfitimeve të parregullta, nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, me qëllim pasurimin personal dhe familjar.
SPAK thotë se nisur nga provat e administruara, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale nga Xoxa dhe Veliaj. Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se Xoxa ka harxhuar miliona lekë, euro e paund vetëm për të blerë, ndërsa në dosje përmendet dhe blerja e një fustani në vlerë 35 mijë euro.
Vetëm duke parë shifrat dhe shumat e përfitimeve nga fondet apo dhënia e lejeve të ndërtimit, apo edhe nga shpenzimet e Xoxës, kuptohet se çifti i bashkëshortëve bëntë një jetë luksoze. Por ndryshe deklaronte, kryebashkiaku disa vite më parë në një emision televiziv shprehej se bënte një jetë modeste dhe se kishte një derrkuc, ku mbanin kursimet e tyre "modeste".
Veliaj: Ne bëjmë një jetë shumë modeste. Është turp ta themi, por ne realisht kemi një derrkuc të vogël, një nga ato që vihen kursimet.
Xoxa: Shumë jo e elaboruar si mënyrë kursimi.
Veliaj: Nuk jua rekomandojmë, më mirë mbajini kursimet në bankë. Ajo që dimë të themi është se kemi një xhep të vogël edhe kshu si padashur gjithmonë vëmë diçka mënjanë. Dhe kur bëhet mjaftueshëm gjejmë një mënyrë të shpejtë dhe të lirë për të udhëtuar.
Ndërkohë teksa rekomandonte se mënyra më e mirë për të ruajtur kursimet është një llogari, asokohe Veliaj edhe pse ndryshe deklaronte në televizion, ndryshe kishte bërë në të vërtetë. Në dosjen hetimore të SPAK, Veliaj nga verifikimet ka rezultuar me 15 llogari bankare, ndërsa bashkëshortja me 16 llogari.

Bashkia Tirane TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&eum...
komisioni TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve janë miratuar ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hid...
Bashkia Tirane TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Komisioni TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po mban një seancë dëgjimore me anëtarët e KDRTS...
Ajola Xoxa TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&eum...
Konferenca TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&...
Arber Veliaj dhe Ajola Xoxa TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest p&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...