Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se Rama është i frikësuar për veten e tij pasi ai ka ndërtuar pallate, vila e dhjetëra favore të tjera.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje arrestimin e Veliajt. Berisha u shpreh se Rama është i frikësuar për veten e tij pasi ai ka ndërtuar pallate, vila e dhjetëra favore të tjera.
Berisha shtoi se Rama sigurisht e donte të ngrirë Veliaj para vitit të ri. Sipas tij Rama donte ta hiqte qafe. Berisha theksoi se Rama nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt.
"Absolutisht asnjë aleancë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Unë u them ju, reagimi i sotëm i Edi Ramës është se pavarësisht se fustanet dhe gardëroba e Velicës është vepër e saj, por Rama e di se gardëroba e Lindës mund të jetë edhe më problematike se aq. Arrestimi i Erion Veliajt për lejet e ndërtimit, të themi të vërtetën, të jemi realistë se unë e përshëndes aktin, po të jetë për leje ndërtimi, Shqipëria është i vetmi vend në botë që lejet e ndërtimit i firmos kryeministri.
Dhe Edi Rama e di se vërtet ai ndërtuesi nuk ka pasur direkt në atë, por e di shumë mirë se Rama në qoftë se këta kanë qenë 4, te Rama janë 40, 50, sa të duash... Rama gjithçka e ka të ndërtuar, nga vila, nga pallati në pajë. Ai që ka ndërtuar pallatin në pajë ka 100 milionë euro tendera nga Edi Rama. Ai që ka ndërtuar vilën ka dhjetëra favore të tjera. Ai që e ka çuar për detoks, ka dhjetëra favore prej Edi Ramës, direkt prej tij. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të dridhet se u krijua aleja.
Sigurisht sot për sot Dumani e mbron, por nesër ai dhe Dumani do marrin atë që meritojnë...Tani, çfarë ishte Erion Veliaj? Këtu para jush unë isha shprehur se ai është një kufomë politike e pakallur. Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara.
Tani është e vështirë të thuhet. Se unë e ndoqa atë monologun e tij, këtu e kam. Po arrita në përfundimin që këtej po përpiqet të jetë dorëjashtë, por që nuk mund të jetë kurrë dorëjashtë, nuk ndodh ajo, këtej përpiqet të marrë dekoratën se Skrapi po punon në mënyrë të pavarur nga Rama," tha Berisha.
Konferenca TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&...
Arber Veliaj dhe Ajola Xoxa TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest p&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...
rama te bashkia e tiranes TIRANË- Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngriti sot pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posa&c...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest p&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij ...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën a...
erion veliaj TIRANË- Paraditen e nesërme do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës "arrest në burg" të caktuar p&e...
erion veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ma...