LIVE UPDATES
Politike

Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit: Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim

 Ai shtoi se sfidat dhe përgatitja për t’u përballur me to janë thelbësore për të garantuar sigurinë e vendit, ndërsa nënvizoi se nuk ka dhuratë më të madhe se sa t’i dedikosh jetën një misioni që tejkalon interesin individual.

7 Mars 2026, 11:19 Nga DOSJA
Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit: Shqipëria është
Pirro Vengu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri, Ermal Nufi, i cili u betua dje. Gjatë fjalës së tij, Vengu shprehu bindjen se nën drejtimin e Nufit, gjithçka është në duar të sigurta, ndërsa misioni vazhdon. Ai shtoi se sfidat dhe përgatitja për t’u përballur me to janë thelbësore për të garantuar sigurinë e vendit, ndërsa nënvizoi se nuk ka dhuratë më të madhe se sa t’i dedikosh jetën një misioni që tejkalon interesin individual.

“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria e Shqipërisë sot mbrohet si në terren, ashtu edhe në tryeza të tjera diplomatike e politike, si me uniformë, ashtu edhe në aleanca të qëndrueshme. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie, qartësi në qëllim, disiplinë në veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar.

Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë duke më treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Më ka mësuar vetëpërmbajtjen në raport me bindjet që secili i konsideron si të vërteta absolute. Më ka mësuar kujdesin në raport me të tjerët. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme sepse për të ndalur armët, duhen armë dhe këtu qëndron pesha morale e misionit. S’ka nder më të madh sesa t’ia dedikosh jetën diçkaje që na tejkalon të gjithëve.

Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori, pas çdo angazhimi ka një sakrificë dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një tjetër miku dhe bashkëluftëtari të mirë. Jam i bindur se me atdhedashurinë dhe vendosmërinë e tij do të shkëlqeni. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, shërbimin ndaj Republikës e vazhdoj me të njëjtin betim. Faleminderit për besimin!”, tha Vengu.

Ndërsa falënderoi kryeministrin Rama për besimin ndaj tij si ministër i ri i Mbrojtjes dhe i shprehu mirënjohjen Pirro Vengut për kontributin, Ermal Nufi tha se e merr këtë detyrë me nder e përkushtim.

"Strategjia nuk ndërtohet veç me strategji e dokumente, por ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandantët e drejtuesit që marrin vendime të vështira institucionet që qëndrojnë fort në kohë pasigurie. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura e çdo organi varësie që kjo ministri ka. Ju mbroni territorin e vendit tonë, garantoni sigurinë e qytetarëve tanë, përfaqësoni Shqipërinë me nder.

Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e Armatosura të këtij vendi, ndër brezat e parë të oficerëve që kanë sakrifikuar jetën e familjen për të ndërtuar një ardhe të sigurt. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica,është përgjegjësi që s’vjen pa barra, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, tha Nufi./Dosja.al

pirro vengu

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit