LIVE UPDATES
Politike

"Vendim i vështirë, por…"/ Dorëhiqet sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD: Problemi themelor, hapja reale e partisë

Hysaj thekson se një nga arsyet kryesore është mënyra se si është trajtuar funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.

6 Mars 2026, 20:41 Nga E. D
"Vendim i vështirë, por…"/  Dorëhiqet sekretarja
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj dhe largimin nga partia pas më shumë se 20 vitesh angazhim politik. Me anë të një postimi në Facebook, Hysaj shkruan se ky vendim ishte i domosdoshëm dhe vjen si pasojë e një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh të njëpasnjëshme brenda partisë, të cilat sipas saj janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një forcë politike demokratike.

Hysaj thekson se një nga arsyet kryesore është mënyra se si është trajtuar funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Më tej ajo ndalet tek, përjashtimi sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë i njerëzve me kompetencë dhe integritet, të cilët kanë një kontribut të provuar në terren. Hysaj gjithashtu është ndalur edhe te mënyra e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, duke theksuar se në këto lista janë lënë jashtë figura që kanë investuar vite pune dhe përkushtimi në terren.

Postimi i plotë i Jola Hysajt:

Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. Ai vjen si pasojë e një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh të njëpasnjëshme që, në gjykimin tim, janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet dhe të funksionojë një Parti Demokratike.

Së pari, mënyra se si u trajtua funksioni im si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Ndërkohë që imazhi dhe përgjegjësia publike e këtij funksioni vazhduan të përdoren, kompetencat reale që i përkasin këtij roli. Një funksion i zgjedhur me votë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që u kufizuan dhe në praktikë u zhveshën nga përmbajtja e tyre. Kjo nuk cenon vetëm një individ, por vetë parimin e përfaqësimit që buron nga vota.

Së dyti, përjashtimi sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë i njerëzve me kompetencë dhe integritet, të cilët kanë një kontribut të provuar në terren. Në vend të një përfaqësimi të hapur dhe meritokratik, vendimmarrja është përqendruar në një rreth gjithnjë e më të ngushtë njerëzish, duke e kthyer përfaqësimin politik në një proces të kontrolluar dhe jo në një proces të vërtetë demokratik.

Së treti, mënyra e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, ku u lanë jashtë figura që kanë investuar vite të tëra pune dhe përkushtimi në terren. Kjo nuk është vetëm një çështje personale, është tregues i një kulture vendimmarrjeje që nuk respekton meritën dhe kontributin.

Së katërti, mënyra se si kjo forcë politike menaxhoi procesin për institucionin e Avokatit të Popullit. Në gjykimin tim, ky ishte një gabim politik dhe institucional që dëmton seriozitetin dhe besueshmërinë e opozitës.

Por mbi të gjitha, problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj.

Forma dhe mënyra e organizimit të funksionimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një parti demokratike dhe as mënyra se si respektohen institucionet e saj.

Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi 20-vjeçar. Besimi i tyre ka qenë motivimi im më i madh për të punuar çdo ditë me përgjegjësi dhe përkushtim.

Angazhimi im për të kontribuar për qytetarët dhe për jetën publike nuk përfundon këtu. Ai do të vazhdojë me të njëjtin besim se Shqipëria ka nevojë për një politikë më të hapur, më meritokratike dhe më të ndershme ndaj qytetarëve./Dosja.al

jola hysaj

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin