LIVE UPDATES
Politike

Veliaj sulmon sërish Drejtësinë dhe mediat: Procesi im shkruhet nga një grup karnavalesh të bërë bashkë

Veliaj thotë se Dado ka quajtur korrupsion faktin se biznesmeni Shkëlqim Fusha ka marrë punë nga Bashkia Tiranë dhe në këmbim i ka dhënë 9 mijë euro dy avokateve, që njiheshin me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për një projekt në jug të vendit. 

22 Shkurt 2025, 11:08 Nga I.A
Veliaj sulmon sërish Drejtësinë dhe mediat: Procesi im shkruhet
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka vijuar sulmet ndaj prokurorit të SPAK, Olsi Dado dhe gjykatësit Erjon Bani. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka sulmuar dhe mediat që kanë publikuar pjesë nga dosja hetimore ndaj tij, duke i quajtur ato grup karnavalesh.   

Duke përmendur pjesë nga dosja e ngritur kundër tij, Veliaj thotë se Dado ka quajtur korrupsion faktin se biznesmeni Shkëlqim Fusha ka marrë punë nga Bashkia Tiranë dhe në këmbim i ka dhënë 9 mijë euro dy avokateve, që njiheshin me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për një projekt në jug të vendit. 

Postimi i Plotë:

Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”. Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.
Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.

Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!

Ja argumentimi i Kafkës tim:
ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;
ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;
ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.
Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!
Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.
1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.
Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.
2. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.
Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.
3. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.

Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm. Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.

Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera. Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina. Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime! Procesi i Kafkës tim vazhdon. Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari