Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Ndërhyrja kirurgjikale e Agaçit thuhet se u realizua me sukses, dhe Këshilli i Ministrave konfirmoi pak ditë me parë se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi, por largimi i tij ka ngritur dyshime për një arratisje të mundshme, teksa flitet se është emëruar dhe zëvendësuesja e postit të tij.
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Sipas raportimeve, gjatë një udhëtimi privat, Agaçi ka pasur disa simptoma për të cilat është detyruar që të kryejë kontrolle mjekësore.
Ndërhyrja kirurgjikale e Agaçit thuhet se u realizua me sukses, dhe Këshilli i Ministrave konfirmoi pak ditë me parë se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi, por largimi i tij ka ngritur dyshime për një arratisje të mundshme, teksa flitet se është emëruar dhe zëvendësuesja e postit të tij.
Ka qënë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ai i cili në një denoncim të publikuar së fundmi në rrjete sociale ngre pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se Agaçi, është arratisur. Sipas denoncimit të Berishës, janë sekuestruar një mori me dokumenta në Kryeministri, dhe në postin e Agaçit tashmë është emëruar Vilma Guri.
Postimi i Berishës:
Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim! Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor! Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm
Ndërkohë edhe portali pranë qeverisë, "Albanian Post", ka shkruar një artikull së fundmi, ku thotë se Vilma Agaçi, aktualisht në rolin e këshilltares, mund të marrë pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Ministrave në një mandat tjetër eventual të kryeministrit Edi Rama. Pra mungesa aktuale e Sekretarit të Përgjithshëm, kuptohet që është shkaktuar nga ndërhyrja kirurgjikale jashtë vendit, por mundësitë për rikthimin e tij (teksa është emëruar zëvendësuesja) mbeten për tu parë.
Ambasada TIRANË - Ambasada amerikanë në vendin tonë ka postuar një mesazh teksa bëhet një muaj nga Administrata e Trump ...
Kuvendi TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar këtë të premte vendimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, q&e...
Gjykata Kushtetuese TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për Portin Turistik të Dur...
Edi Rama FIER - Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me A...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Paartisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë të premte një mesazh të një q...
Foto ilustruese TIRANË - Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritar...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme se është denoncuar nga Opozita për 2 krime zgjedhore. Me an&e...
Edi Rama, Berisha GREQI - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një takim me emigrantët shqiptarë në Athin&eum...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vull...
pamje nga takimi KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e M...