Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tha se Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen dhe u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se Edi Rama nuk arriti dot të bënte marrëveshje me Erion Veliajn, ndonëse sipas tij ai dërgoi Vangjush Dakon si negociator. Ai tha se Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen dhe u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë konferencës për mediat Berisha u shpreh, se opozita ka disa kandidatë të pakrahasueshëm me kanditaten e PS-së, Ogerta Manasterliun. Në fund Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, të cilët janë të pakrahasueshëm dhe nuk janë pjesë e krimit.
"Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është përgjigja e parë. Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve.
Tani, meqenëse shtron një problem, të garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim, ka jo një, por ka disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Të pakrahasueshëm. Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie. Merre shihe pak atë pamje. Merre shihe. Nuk ka pamje që flet vetë më shumë se ajo. Ajo e kuptoi se Edi Rama lau duart me të. Se Edi Rama e dorëzoi atë në fatin e kujt? Në fatin e Erion Veliajt.
Nuk kam këtu momentin... a mundet t’i thuash tjetrit ti që të caktojë kryetar bashkie i Tiranës, është posti i dytë pas kryeministrit për një forcë politike, të caktojë pra për kryetar të bashkisë në Tiranë dhe ajo të mos mund të përmbajë tmerrin, ankthin. Ajo në atë moment shihte përpara vetëm një fytyrë, fytyrën e Erion Veliajt. Ajo e pa që dosjet e Covid-it, tenderat me çmime tre herë më të larta se ndërkombëtarët. Ajo i pa se qëndrimet e saj të konvertuara në vdekje të njerëzve. Ajo i pa shpirtrat e të vdekurve që i vinin përpara. A të kujtohet ty kur doli se ajo falsifikonte me pesë herë numrin e të vdekurve?
E mban mend besoj? Bravo. Dhe kur doli instituti i anatomisë patologjike dhe i botoi, nxori Najadën si mashtruese. Pra, tani merr ti këtë njeri me këto kusure që kërrusin edhe malin dhe thua ti kjo të kandidojë.
Por në qoftë se ka një njeri të cilës qytetarët nuk duan t’ia dëgjojnë emrin.... e poanë fytyrën e saj vetë qytetarët e Tiranës si e priti ajo emërimin nga Rama si kryebashkiake. E panë vetë ata. Kështu që as nuk ekziston problemi i kandidatëve nga opozita. Janë disa dhe të pakrahasueshëm secili me Korbën e Korrupsionit. I ka vendosur edhe Nesti Angonin si drejtues fushate për t’ia bërë një letër tjetër më vonë," tha Berisha.
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në këtë seanca pritet që të miratohet procesverbali i se...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se ka akoma diplomatë të cilët mbësht...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se në raportin e DASH flitet për një narko...
Sali Berisha TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se Edi Rama u kthye nga takimi në Aruba me një o...
TIRANË- Gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimin të Erion Veliajt nga kryebashkiak i Tiranës është zgjedhur Sonila Bej...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtar&e...
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen 'Partizan...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Mës...
TIRANË- Debatet në Konferencën e Kryetarëve që po ndodhin në mbledhje janë zbardhur. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik pë...