LIVE UPDATES
Politike

"Dielli me shoshë nuk mbulohet"/ Berisha: Ka akoma diplomatë që mbështesin narkoshtetin

Gjatë një konference për mediat Berisha, deklaroi se Edi Rama jo vetëm ndërtoi narkoshtetin, por edhe e ndërtoi në mbështetje të hapur të ambasadorit Donald Lu dhe të Xhorxh Sorosit.

29 Shtator 2025, 13:00 Nga E.d
"Dielli me shoshë nuk mbulohet"/ Berisha: Ka akoma diplomatë
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se ka akoma diplomatë të cilët mbështesin narkoshteti. Gjatë një konference për mediat Berisha, deklaroi se Edi Rama jo vetëm ndërtoi narkoshtetin, por edhe e ndërtoi në mbështetje të hapur të ambasadorit Donald Lu dhe të Xhorxh Sorosit.

Berisha vlerësoi faktin se përfaqësuesja e SHBA-së, solli mesazhin kryesor për luftën kundër grupeve të drogës dhe terroristëve si dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në fund Kreu i PD-së tha se shumë diplomatë, nuk duan ta dëgjojnë atë që ai pohon me justifikimin se po e tepron me akuzat ndaj narkoshtetit.

"Ne, sigurisht që insistojmë dhe do bëjmë gjithçka. Për sa u përket partnerëve ndërkombëtarë, ne në tërësi konstatojmë me kënaqësi që kemi një mbështetje në këtë betejë, sikundër ka edhe të tjerë, po të faktorit ndërkombëtar, që vazhdojnë të mbështesin narkoshtetin me të gjithë fuqinë e tyre. Por ne nuk humbasim durimin.
Ne e konsiderojmë mision këtë, mision shumë i vështirë. E vërteta është se narkoshtetin e ndërtoi Edi Rama, por e ndërtoi në mbështetje të hapur të ambasadorit Donald Lu, të Xhorxh Sorosit, me heshtjen e plotë të ambasadorit të BE.

Mirëpo kohërat ndryshojnë. Sot përfaqësuesja e SHBA në një seri takimesh njëri pas tjetrit me zyrtarë shqiptarë sjell mesazh kryesor luftën kundër karteleve të drogës dhe terroristëve, bashkëpunëtorëve me kartelet e drogës. Juve u kujtohet fjala në verën e vitit 2015, përgëzonte policinë për luftën kundër drogës, në një kohë kur Shqipëria ishte e mbjellë anëekënd. Juve ju kujtohen raportet që bënte Vllahica, që i merrte nga zyra e Ramës dhe i dërgonte në Komisionin Europian, për beteja e suksesshme të Edi Ramës, që ndërtonte narkoshtetin në të vërtetë.

Përsëri nuk them se nuk ka avoketër të narkoshtetit, por jam më optimist se kurrë, sepse për vendet e lira, gjithnjë e më e qartë bëhet se rreziku i drogës dhe i karteleve është i njëjtë me rrezikun e terrorizmit, ndaj dhe ato kualifikohen si të tillë. Po, po, ka edhe sot diplomatë që nuk duan të dëgjojnë, që thonë se Berisha e tepron me këtë punën e narkoshtetit. Unë e kuptoj, por u them se kemi avokati të vështirë. Berisha nuk shpik narkoshtetin, narkoshteti për fat të keq ka ngërthyer si gaforre këtë vend. Dhe ata që përpiqen ta fshehin, u them se dielli me shoshë nuk mbulohet," tha Berisha.

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet