Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se sipas shortit të hedhur në Gjykatë Kushtetuese, Bejtja është zgjedhur si gjyqtarja e çështjes.

TIRANË- Gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimin të Erion Veliajt nga kryebashkiak i Tiranës është zgjedhur Sonila Bejtja. Mësohet se sipas shortit të hedhur në Gjykatë Kushtetuese, Bejtja është zgjedhur si gjyqtarja e çështjes.
Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Në kërkesën e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës më Gjykatë Kushtetuese, theksohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues.
Në kërksën e Veliajt janë renditur 15 argumente të ndryshme që kundërshtojnë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Veliajt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Në këtë nen thuhet se çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.
Si u shkarkua Veliaj?
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtar&e...
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen 'Partizan...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Mës...
TIRANË- Debatet në Konferencën e Kryetarëve që po ndodhin në mbledhje janë zbardhur. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një sërë universitetesh shqiptare janë duke hartuar një program p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një periudhë të re në lidhje me te...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar ditën e sotme me debate në lidhje me zvogël...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Debatet nga mbledhja e Koferencës së Kryetarëve janë zbardhur. Burime për Dosja.al, bëjn...
Gazment Bardhi TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. Kjo për s...