Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se nuk ka investotorë të huaj, sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre.
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se në raportin e DASH flitet për një narkoekonomi, ku nuk ka asnjë investim të huaj. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se nuk ka investotorë të huaj, sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre.
Berisha shtoi gjatë konferencës edhe faktin se shumë nga kompanitë më të mëdha botërore janë larguar nga Shqipëria. Në fund, Berisha tha se PD-ja do të vazhdojë misionin e saj të transparencës së plotë, pavarësisht avoketërve të narkoshtetit dhe pavarësisht çfarë pozicioni kanë ata.
"Shqipëria është shndërruar nga Edi Rama në parajsën e larjes së parave të klaneve dhe karteleve më të rrezikshme në Europë. Departamenti i Shtetit në raportin e fundit flet hapur për një patern ekonomik që po zhvillohet dhe që në të vërtetë është paterni ekonomik i narkoshtetit dhe narkoekonomisë. Në Shqipëri nuk ka investime të huaja. Ka 10 vite që nuk numërohen as më gishta investitorët seriozë perëndimore sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre. Sepse janë terroristët e karteleve të drogës ata që dominojnë tërësisht tregun shqiptar, ata që kanë shkatërruar tërësisht konkurrencën, ata të cilët janë më të preferuarit apo që i diktojnë Edi Ramës.
Ndaj me të drejtë në raport flitet për një korrupsion të madh qeveritar, korrupsion të madh në gjyqësor. Flitet për paratë e drogës, për mungesën e investimeve të huaja, që të gjitha këto tipike për një narkoshtet. Rikujtoj këtu se kompani të mëdha botërore, gjatë këtyre viteve u larguan nga Shqipëria. Rikujtoj këtu se të gjitha akset e mëdha rrugore, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, u ndërtuan nga kompani ndërkombëtare me reputacion të madh.
Rikujtoj këtu se zbarkuan në Shqipëri gjigantë si Shelli, pavarësisht rezultatit, por shpenzoi mbi 1 miliard euro në shpatet e Shpiragut dhe zona të tjera në kërkim të naftës. Kompani të tjera në real estate kishin projekte mbi 1 miliard e gjysëm dhe ato u larguan të gjitha nga Shqipëria që të gjitha sepse u zëvendësuan nga kartelet e drogës. PD do vazhdojë misionin e saj të transparencës së plotë, pavarësisht avoketërve të narkoshtetit, pavarësisht çfarë pozicioni kanë dhe ku ndodhen, me bindjen e plotë se narkoshteti shqiptar është rrezik madhor për qytetarët shqiptarë, për qytetarët e rajonit, për BE-në, partnerët tanë përtej Atlantikut," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se Edi Rama u kthye nga takimi në Aruba me një o...
TIRANË- Gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimin të Erion Veliajt nga kryebashkiak i Tiranës është zgjedhur Sonila Bej...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtar&e...
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen 'Partizan...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Mës...
TIRANË- Debatet në Konferencën e Kryetarëve që po ndodhin në mbledhje janë zbardhur. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një sërë universitetesh shqiptare janë duke hartuar një program p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një periudhë të re në lidhje me te...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar ditën e sotme me debate në lidhje me zvogël...