Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Seanca pritet të zhvillohet në orën 14:00, me gjyqtar Engert Pëllumbi.
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm zhvillohet sot seanca për kërkesën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Seanca pritet të zhvillohet në orën 14:00, me gjyqtar Engert Pëllumbi.
Kryebashkiaku i arrestuar, përmes avokatëve të tij, ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë. Seanca e sotme në Apel vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.
Këtë vendim Veliaj e ka ankimuar përmes avokatëve, të cilët insistojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg. Gjithashtu Veliaj ka nis rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen.
Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në ora 11:00 në tentativën e 29-të për konstituim. Se...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se situata e sigurisë në vend është...
Foto TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e pë...
Veliaj TIRANË- Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vazhdon aktivitetin e tij politik nga rrjetet sociale, edhe pse në...
Foto KOSOVË- Qeveria e Kosovës është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale t&e...
albin kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar sot rezultatin e ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe...
dorian teliti TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetar i Kësh...
Brunila Haxhiu TIRANË- Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunila Haxhiu, ka delaruar se kriza...
foto nga stadiumi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku shihet një...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas djegies së mbeturinave në Vlorë. Përme...